• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Bujqësia në mëshirën e fatit

3 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori dëshpëruese e një fermeri nga një fshat i vogël i Lushnjes dhe një sistemi që nuk funksionon, tregon fatin e mijëra fermerëve shqiptarë.

Në Shqipëri, mijëra fermerë përballen çdo vit me rreziqe të mëdha për shkak të motit ekstrem dhe mungesës së sigurimeve bujqësore. Florjan Topi, i cili kultivon pjeshkë në Lushnje, ka humbur miliona lekë për shkak të breshërit, ndërsa përpjekjet e tij për të përfituar ndihmë nga skemat shtetërore kanë dështuar për shkak të burokracive dhe mungesës së mbështetjes së strukturuar.

Skema e sigurimeve për sektorin bujqësor është thuajse inekzistente, me shumë fermerë që nuk kanë asnjë formë mbrojtjeje ndaj fatkeqësive natyrore. Subvencionet për rrjetat anti-breshër janë të papërballueshme për shumicën, ndërsa kreditë për bujqësinë mbeten në nivele të ulëta. Në mungesë të një sistemi funksional sigurimesh, dëmet përsëriten dhe fermerët detyrohen të braktisin tokën ose të marrin borxhe që nuk mund t’i përballojnë.

Lexo edhe:

Elefant i egër futet në dyqan ushqimor në Tajlandë, shkakton kaos dhe largohet 25 dollarë borxh

Trump kërkon nga Serbia dhe vendet e Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

Sipas të dhënave të fundit nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), në vitin 2022, numri i fermerëve të siguruar në Shqipëri ishte rreth 62 mijë ndërkohë që 34 mijë mbeten ende të pasiguruar. Këta fermerë mbeten të ekspozuar ndaj faktorëve dëmtues si shirat, përmbytjet, breshëri apo edhe thatësira.

Ekspertët sugjerojnë që shteti të subvencionojë primet e sigurimit dhe të krijojë partneritete me kompani private për produkte të përshtatura për fermerët. Ndërkohë, fondet evropiane IPARD mbeten të pezulluara, duke kufizuar edhe më tej mbështetjen për sektorin. Në këtë realitet, bujqësia në Shqipëri nuk është më një plan strategjik, por një lojë e rrezikshme me fatin.

Florjan Topi e la pas emigracionin 20 vite më parë, me shpresën se vendi i tij do t’i ofronte një të ardhme më të mirë. I kthyer nga Greqia, ai vendosi t’i përkushtohej pemtarisë në fshatin ku lindi, duke mbjellë me pjeshkë në një tokë prej 18 hektarësh.

”Aso kohe punësoja 5 punëtorë çdo ditë sepse kisha rreth 12 hektar tokë dhe nuk ia dilnim dot të vetëm”. Kisha punësuar disa burra nga zona ime që e dinin zanatin por ishin pa punë. I jepja nga 3 mijë lekë në ditë secilit, shpenzime më vete edhe këto”, – tregon Florjani.

Sot, ai është ndër fermerët më të mëdhenj të zonës, me mbi 12 hektarë të mbjella, por rruga drejt suksesit ka qenë më shumë betejë me natyrën dhe shtetin, sesa një histori strategjie dhe zhvillimi.

Në marsin e këtij viti, vetëm 10 minuta breshër i rrënuan punën e tij 20-vjeçare. E njëjta fatkeqësi që e goditi në vitin 2019, e përplasi sërish në greminë financiare.

“Kanë qenë dy vitet më të këqija të jetës sime. Na lanë në mëshirë të fatit,” – rrëfen ai me zërin që i dridhet mes lodhjes e zhgënjimit.

Në një ekonomi ku çdo lek i investuar numërohet me kujdes, humbjet janë katastrofike. Vetëm në 2019, Florjani kishte hedhur në pemtari 2.5 milion lekë, pa përfshirë pagesat ditore për pesë punëtorë të përhershëm. Pasi dëmet i kapërcyen 10 milion lekë, ai iu drejtua bankave dhe të afërmve për kredi të reja.

”Mora 3 milionë lekë kredi në bankë dhe 2 milion lekë kredi te disa njerëz të mi. Përveç të tjerave më duheshin para edhe për vitin që do të vinte duke shpresuar që moti do të na favorizonte”, – shton fermeri.

Tre vite i duhen për t’u rimëkëmbur, por kur më në fund e kishte rindërtuar gjithçka, një tjetër breshër i asgjësoi sërish përpjekjet.

Florjani nuk është i vetmi që pësoi humbje në punën e tij për shkak të kushteve atmosferike.

Në mars 2025, sipas të dhënave të Njësisë Administrative Fier-Shegan, 58 fermerë nga 7 fshatra të Lushnjës pësuan dëme të konsiderueshme.

“Kemi konstatuar rreth 60 hektarë tokë me të mbjella që i dëmtoi breshëri masiv në fshatra si Fier-Shegan, Barbullinjë, Kocaj, Thanë, dëme të mëdha në dru frutorë si pjeshkë, kajsi dhe dardha. Këto dëme bien në kurriz të fermerëve sepse të gjithë janë të pasiguruar,” – shprehet Teodor Murati, administrator i njësisë Fier-Shegan.

“10 minuta breshër dhe mua më bëri 3 milionë lekë dëme. Shteti s’po na jep asnjë opsion sigurimi, madje s’po na ofron as ndonjë marrëveshje me ndonjë kompani private sigurimesh,” – shprehet Armand Tushe, një nga fermerët e zonës.

Për Alvin Kërrbizin, një tjetër fermer i dëmtuar, kjo fatkeqësi e ndodhur për herë të dytë e ka lënë me borxhe të mëdha.

“Kam rreth 1.5 milionë lekë dëme, nuk mund të marr as ato çfarë kam shpenzuar,” – shprehet ai. Ndërsa për Florianin dëmet ishin edhe më të mëdha.” Këtë vit kam rreth 15 milion lekë dëme e duke shtuar edhe 4 milion lekë investime dhe shpenzime që i bëra pemëve gjatë stinës së dimrit”, – thotë ai.

Hektar të tëra me pjeshkë, kajsi dhe dardha u dëmtuan. Disa ranë përtokë e disa të tjera mbetën por dëmtimi ështe i dukshëm në kokrrat e tyre duke lënë shenja që i bëjnë tregtarët të mos i blejnë këto prodhime me frikën se as konsumatorët e tyre nuk do i konsumonin.

Humbjet totale vlerësohen nga 70 deri në 80 milionë lekë. Të gjithë ishin të pasiguruar.

Rasti i fermerëve në Lushnje është vetëm një nga shumë të tjerë që pasqyrojnë pasigurinë në bujqësi. Në vitin 2020, kushtet ekstreme të motit dëmtuan rëndë pemtarinë në zonën e Maliqit, ndërsa një vit më pas, në Elbasan, një breshër i fuqishëm brenda vetëm 30 minutave shkatërroi dhjetëra hektarë me qershi. Këto nuk ishin raste të izoluara, pasi dëme të ngjashme ishin regjistruar edhe në vitin 2019.

Edhe pse rreth 96 mijë fermerë në Shqipëri janë të pajisur me NIPT, një pjesë e konsiderueshme e tyre mbeten ende jashtë skemave të sigurimit. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), në vitin 2022 vetëm 62 mijë fermerë rezultonin të siguruar, ndërsa afërsisht 34 mijë nuk kishin asnjë mbrojtje ndaj rreziqeve natyrore. Këta fermerë janë të ekspozuar ndaj fenomeneve klimatike si shirat intensive, përmbytjet, breshëri apo edhe periudhat e zgjatura të thatësirës.

Një sistem sigurimesh që nuk ekziston

Parcela me fruta e Armand Tushes

Në një vend ku rreth 34 mijë fermerë mbeten ende të pasiguruar, katastrofat natyrore janë një dënim financiar që asnjë familje nuk mund ta përballojë.

“Unë kam mbi 15 milion lekë dëme këtë vit,” – shprehet Florjani, duke përmendur edhe investime shtesë prej 4 milion lekësh gjatë dimrit. Tregtarët nuk i blejnë më prodhimet e dëmtuara.

“Edhe frutat që mbeten në pemë, janë të shëmtuara dhe nuk shiten” – thotë ai.

Ndërsa Europa ofron skema sigurimi të përbashkëta mes fermerëve, shtetit dhe kompanive private, Shqipëria ende nuk ka një mekanizëm funksional.

“Shteti nuk po na ofron asnjë marrëveshje me kompani sigurimi,” – ankohet Armand Tushe, një tjetër fermer i dëmtuar.

Fermerët shprehin shqetësimin se shteti shqiptar ende nuk ka arritur të krijojë një mekanizëm funksional sigurimesh që do t’i mbronte nga rreziqet natyrore, të cilat janë të paparashikueshme dhe jashtë kontrollit të tyre.

Aktualisht, mungon një skemë kombëtare sigurimesh bujqësore ku shteti të marrë përsipër një pjesë të riskut përmes subvencionimit të primeve të sigurimit. Gjithashtu, nuk është arritur ende asnjë marrëveshje konkrete me kompani private sigurimesh për ndarjen e primeve në tre pjesë të barabarta mes fermerit, shtetit dhe kompanisë. Edhe pse sigurimi i të korrave është i detyrueshëm, forma të tjera të sigurimit, si për blegtorinë apo peshkimin, mbeten ende vullnetare dhe pak të përdorura.

Në shtator 2024, qeveria miratoi një skemë për subvencionimin e rrjetave anti-breshër e cila u quajt skema e re kombëtare për fermerët.

Një nga komponentët kryesorë të kësaj skeme është financimi i rrjetave anti-breshër, një mjet parandalues për mbrojtjen e prodhimeve bujqësore. Skema parashikon një fond prej 5 milionë eurosh në formë granti për fermerët që kultivojnë më shumë se një hektar me perime apo fruta, duke mbështetur 50% të kostos për vendosjen e rrjetave. Ndihma financiare do të ofrohet për sipërfaqe deri në 5 hektarë, me një vlerë maksimale prej 1.5 milionë lekësh për hektar.

Por për Florjanin, ky investim ngeci në një firmë.

“Unë aplikova në këtë skemë dhe fatkeqësisht u dogja,vetëm për një firmë nuk më pranuan. Kërkesat për letra dhe dokumentacione nuk kishin fund dhe ishin shumë të ndërlikuara”, – shprehet Florjani. Për të, raporti ideal do të ishte 60% nga shteti dhe 40% nga fermeri. Por nëse nuk përjashtohet TVSH-ja, barra financiare shkon 70% për fermerët dhe vetëm 30% për shtetin.

Belinda Balluku, e deleguara e Qarkut Fier dhe përfaqësuese e Partisë Socialiste, gjatë një takimi elektoral me banorët e zonave të goditura nga moti, ofroi një zgjidhje të mundshme për përballimin e humbjeve bujqësore.

“Do të hapim disa fabrika përpunimi, ku prodhimet që nuk shiten në treg, si pjeshkët apo kajsitë, të shndërrohen në lëngje frutash,” – kujton një nga banorët premtimin e Zëvendës Kryeministres.

Ndërsa Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka propozuar aplikimin e modelit turk të sigurimeve, ku shteti subvencionon deri në 67% të primit të sigurimit.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se masat e tilla, ndonëse pozitive, nuk zëvendësojnë nevojën për një sistem të qëndrueshëm sigurimesh bujqësore. Pa një marrëveshje të qartë midis shtetit, fermerëve dhe sektorit privat të sigurimeve, mbështetja për bujqësinë shqiptare mbetet fragmentare dhe e pamjaftueshme për të përballuar sfidat që sjell ndryshimi i klimës dhe pasiguritë natyrore.

Anila Denaj, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deklaroi pak muaj më parë se Shqipëria po punon për të aplikuar këtë model turk të sigurimeve në bujqësi. Sipas ministres së Bujqësisë, me asistencën e qeverisë Turke do të bëhet i mundur hartimi i një sistemi të sigurimeve bujqësore për të mbrojtur fermerët nga rreziqet natyrore dhe katastrofat që mund të dëmtojnë prodhimin e tyre bujqësor.

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ka propozuar aplikimin e modelit turk të sigurimeve, ku shteti subvencionon deri në 67% të primit të sigurimit, por ekspertët janë skeptikë.

Ekonomisti Klodian Muço e quan të pamundur zbatimin në realitetin shqiptar. “Fitimet në bujqësi janë shumë të ulëta. Kostoja e punës është rritur dhe mungesa e subvencioneve e bën sektorin jo tërheqës,” – thotë ai. Zgjidhja, sipas tij do të ishte me subvencione direkte dhe ngritja e marzheve të fitimit.

“Fermerët po braktisin bujqësinë. Mungesa e skemave efektive po çon në migrim masiv,” – paralajmëron ai. Gjokutaj sugjeron bashkëpunim institucional me kompanitë e sigurimeve, rritje të ndërgjegjësimit dhe këshillim për adaptim klimatik.

“Së pari, qeveria mund të subvencionojë një përqindje primeve të sigurimit, siç bëjnë shumica e vendeve të BE-së. Një tjetër drejtim është rritja e bashkëpunimit të institucioneve që mbulojnë bujqësinë dhe financat bujqësore për të bashkëpunuar me kompani sigurimesh për të krijuar produkte të personalizuara për sektorin bujqësor. Po ashtu, edhe rritja e ndërgjegjësimit të fermerëve për përfitimet e sigurimit dhe rreziqet klimatike është thelbësore. Këshillimi teknik për mënyra adaptimi ndaj klimës mund të shoqërohet me stimuj për sigurim,” – sqaron eksperti.

Nga ana tjetër, Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, premtoi po të njëjtën skemë si zonja Denaj, skemë të cilën fermerët po e presin akoma të realizohet.

Premtime që zbehen

Pjeshkët e dëmtuara nga breshëri në fshatrat e Lushnjes

Bashkia e Lushnjës nuk kishte në dispozicion një fond emergjence të mjaftueshëm për të ndihmuar 58 fermerët e prekur nga dëmet bujqësore. Si hallka e parë ku fermerët kërkuan ndihmë, ajo nuk mundi të ofrojë mbështetje konkrete, çka bëri që çështja të kalojë në Ministrinë e Bujqësisë.

Por edhe nga ana e ministrisë nuk pati një zgjidhje të menjëhershme, u dhanë vetëm premtime për një skemë të re sigurimesh, që mund të vihet në funksion në të ardhmen.

Aktualisht, e vetmja mbështetje që fermerët marrin është përmes skemës së naftës, e cila është zbatuar që prej vitit 2021, por që konsiderohet e pamjaftueshme për nevojat e sektorit.

Bujqësia shqiptare vazhdon të mbetet një sektor i jo-financuar mirë. Buxheti i planifikuar për vitin 2025 parashikon një rritje modeste prej vetëm 6.7 milionë euro në krahasim me vitin 2024, duke e çuar totalin në 146 milionë euro. Ndërkohë, financimi nga fondet e huaja është në rënie për shkak të pezullimit të programit IPARD nga Bashkimi Evropian. Ky program, që kombinon fondet e BE-së (75%) dhe të qeverisë shqiptare (25%), u ndërpre në vitin 2023 pasi një hetim i Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) zbuloi shkelje të rënda të procedurave nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), përfshirë raste të dyshuara të keqpërdorimit të fondeve.

Megjithatë, autoritetet shqiptare kanë premtuar rikthimin e fondeve përmes skemës IPARD III, që sipas zëvendësministrit Dhimitër Kote pritet të bëhet funksionale gjatë këtij viti dhe të ofrojë 54 milionë euro në mbështetje. Kjo skemë synon të ndihmojë fermerët, sipërmarrësit ruralë dhe subjektet e tjera të regjistruara që investojnë në zona rurale. Krahas sfidave me fondet e BE-së, edhe kredia për bujqësinë mbetet në nivele të ulëta: në vitin 2024, deri në tetor, fermerët morën vetëm 2.4 miliardë lekë kredi nga bankat, një rritje modeste prej 9% krahasuar me vitin e kaluar, që sërish nuk përmbush nevojat reale të sektorit bujqësor shqiptar.

Florjan Topi, me duart e çara nga puna dhe sytë e lodhur nga pritja, është portreti i një sektori të pambrojtur. Ai nuk kërkon më ndihma, por sisteme që funksionojnë.

“Ne nuk duam më lëmoshë. Jepini mundësi që të vetësigurohemi. Bujqësia nuk është fat, është punë, dhe kërkon mbështetje, jo mëshirë,” – përfundon ai.

/ Keisi Topi / Shteg.org

Nga Kategoria

Bota

Elefant i egër futet në dyqan ushqimor në Tajlandë, shkakton kaos dhe largohet 25 dollarë borxh

5 Qershor, 2025
Bota

Trump kërkon nga Serbia dhe vendet e Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

5 Qershor, 2025
Kosova

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi

5 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Elefant i egër futet në dyqan ushqimor në Tajlandë, shkakton kaos dhe largohet 25 dollarë borxh

5 Qershor, 2025

Trump kërkon nga Serbia dhe vendet e Ballkanit të pranojnë emigrantët e dëbuar nga SHBA

5 Qershor, 2025

Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga Shkodra dhe Kukësi

5 Qershor, 2025

Në Itali, kush kontrollon Whatsapp-in apo telefonin e partnerit dënohet me 10 vite burg

5 Qershor, 2025

Greqia trondit shqiptaret, merr vendimin drastik ndaj emigranteve

5 Qershor, 2025

Sekuestrohen në Kamëz pasuri me vlerë 500 mijë euro, në pronësi të një shtetasi të dënuar në Britani për kultivim narkotikësh

5 Qershor, 2025

Miratohet vendimi/ Pension të 13-të dhe dyfishim i pensionit mesatar deri në 2030

5 Qershor, 2025

Akuzat mes Spiropalit dhe Vokshit: S’njoh njerëz me precedentë penalë, ti mund të kesh takuar

5 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.