Burnley u rikthye në lojë falë një asisti të Armando Brojës, por në fund u mposht me shifrat 1-3 nga Newcastle, në ndeshjen e javës së 19-të të Premier League.
Miqtë e nisën vrullshëm takimin dhe morën avantazhin që në minutën e 2-të me Joelinton, përpara se të dyfishonin shpejt në minutën e 7-të me Yoane Wissa, duke e vënë Burnley-n në një situatë shumë të vështirë që në start.
Reagimi i vendasve erdhi në minutën e 23-të, kur Laurent ngushtoi shifrat në 1-2 pas një topi vendimtar nga Broja, i cili regjistroi asistin e tij në aksionin e golit. Burnley tentoi të mbante ritmin dhe të kërkonte barazimin, por Newcastle menaxhoi mirë pjesën e dytë dhe nuk lejoi hapësira të rrezikshme.
Kur vendasit rrezikuan gjithçka në fund, Newcastle gjeti edhe golin e sigurisë në shtesë: Bruno Guimarães shënoi në minutën 90’+3, duke vulosur fitoren 1-3 dhe tre pikë të rëndësishme për skuadrën e tij.










