• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 11 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Britania sanksionon dy ministra izraelitë për shkak të Gazës

10 Qershor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Dy ministra të Qeverisë izraelite, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, janë sanksionuar nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të deklaratave të tyre për Gazën.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ben-Gvir, ministër i Sigurisë në ekzekutivin e Benjamin Netanyahut, dhe Smotrich, ministër i Financave, që të dy do të përballen me ndalesë udhëtimi dhe ngrirje të aseteve.

Kjo lëvizje vjen teksa Mbretëria e Bashkuar dhe shtete të tjera perëndimore po kërkojnë të rrisin presionin ndaj Qeverisë izraelite, teksa po vazhdon lufta në Gazë.

Lexo edhe:

Internet i ndërprerë për ditën e katërt, Irani vazhdon të jetë i izoluar nga bota.

Ministria e Jashtme apel qytetarëve shqiptarë në Iran pas protestave të dhunshme: Tregoni kujdes, kontaktoni nëse keni nevojë për ndihmë

Ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, tha se ishte “i zemëruar që përfaqësuesit e zgjedhur dhe anëtarët e Qeverisë iu nënshtrohen këtyre masave”.

“E kam diskutuar këtë çështje sot me kryeministrin Netanyahu dhe do të mbajmë një mbledhje të posaçme të Qeverisë javën e ardhshme për të vendosur për përgjigjen tonë ndaj këtij vendimi të papranueshëm”.

Smotrich dhe Ben-Gvir që të dy u përkasin partive të krahut të djathtë që bëjnë pjesë në koalicionin e brishtë qeverisës të Netanyahut.

Që të dy janë kritikuar për shkak të qëndrimit të ashpër që kanë për luftën në Gazë.

Smotrich ka bërë fushatë kundër lejimit të dërgimit të ndihmave në Gazë, ndërkaq Ben-Gvir ka kërkuar që popullsia e Gazës të zhvendoset nga territori palestinez.

Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj kanë rritur presionin ndaj Izraelit, teksa territori palestinez muajt e fundit është përballur me mungesë të ndihmave humanitare dhe në kohën kur Izraeli ka sugjeruar se mund të nisë një ofensivë të re në Gazë.

Së fundi, një fondacion – që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit – ka nisur shpërndarjen e ndihmës në Gazë, por kjo nismë është kritikuar nga Kombet e Bashkuara.

Lufta në Gazë nisi në tetor të vitit 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – sulmoi Izraelin, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 54.000 persona dhe territori ka pësuar shkatërrime të mëdha. OKB-ja ka paralajmëruar se popullsia e Gazës po përballet me mungesë të theksuar të ushqimeve./REL

Nga Kategoria

Internet i ndërprerë për ditën e katërt, Irani vazhdon të jetë i izoluar nga bota.
Lajme

Internet i ndërprerë për ditën e katërt, Irani vazhdon të jetë i izoluar nga bota.

11 Janar, 2026
Aktualitet

Ministria e Jashtme apel qytetarëve shqiptarë në Iran pas protestave të dhunshme: Tregoni kujdes, kontaktoni nëse keni nevojë për ndihmë

11 Janar, 2026
Live Barcelona-Real Madrid: Pjesa e dytë, skuadrat në garë për trofe (Video)
Lajme

Live Barcelona-Real Madrid: Pjesa e dytë, skuadrat në garë për trofe (Video)

11 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Durrës/ 3 të mitur gjenden të braktisur nga nëna në banesë, fqinjët dëgjuan të qarat! Fëmijët kishin 3 ditë pa ngrënë

11 Janar, 2026
Shala thekson momentin kyç në marrëdhëniet Kosovë - SHBA

Shala thekson momentin kyç në marrëdhëniet Kosovë – SHBA

11 Janar, 2026
Serie A: Autogoli i Nelssonit, Lazio rikthehet te fitoret pas një muaji

Serie A: Autogoli i Nelssonit, Lazio rikthehet te fitoret pas një muaji

11 Janar, 2026

Netanyahu për Iranin: Të gjithë shpresojmë që kombi persian të çlirohet së shpejti

11 Janar, 2026
Identiteti shqiptar përdorej; arrestohet trafikanti i drogës në kërkim nga Interpoli.

Identiteti shqiptar përdorej; arrestohet trafikanti i drogës në kërkim nga Interpoli.

11 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In