• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 19 Korrik, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Britania i dhuron pajisje 30,000 paund Policisë Kufitare për luftën kundër krimit

29 Janar, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda priti në takim Menaxherin Rajonal të Zyrës së Operacioneve Ndërkombëtare të Ministrisë së Brendshme Britanike, Ian Byrne, dhe Menaxherin Rajonal të Agjencisë kundër Krimit, Andrew Clowes.

Gjatë takimit, Proda vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer me agjencitë ligjzbatuese britanike në shumë aspekte të fushave të policimit dhe falënderoi për mbështetjen që këto agjenci, Ministria e Brendshme dhe Qeveria Britanike, kanë dhënë për Policinë e Shtetit shqiptar, si në forcimin e kapaciteteve profesionale, ashtu edhe në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve logjistike.

Një tregues i qartë i kësaj mbështetjeje është edhe dhurimi i pajisjeve me vlerë rreth 30 000 paund, për Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, të cilat u dorëzuan gjatë takimit të zhvilluar.

Lexo edhe:

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

Humbën jetën në lumin Shkumbin, u jepet sot lamtumira e fundit dy vëllezërve

Departamenti i Operacioneve Ndërkombëtare pranë Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe i dhuroi Departamentit për Kufirin dhe Migracionin të Policisë së Shtetit shqiptar, pajisje me vlerë rreth 30 000 paund, për të forcuar luftën kundër krimit të organizuar, si në territorin e brendshëm, ashtu dhe në pikat kufitare të Shqipërisë.

Ian Byrne evidentoi rezultatet shumë të mira të arritura në kuadër të Task Forcës së përbashkët kundër Migracionit, si edhe falënderoi Policinë e Shtetit, për operacionet e përbashkëta mjaft të suksesshme të zhvilluara.

Gjithashtu, rikonfirmoi vullnetin për vijimin e këtij bashkëpunimi dhe të mbështetjes britanike për Policinë Shqiptare.

Në vazhdën e mbështetjes pritet të fillojë puna për ndërtimin e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë, si edhe pritet të dorëzohen disa dronë për Departamentin për Policinë Kriminale.

Menaxheri Rajonal i Agjencisë kundër Krimit, Andrew Clowes, vlerësoi bashkëpunimin mes palëve në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur Policinë shqiptare, për një shkëmbim në kohë reale të informacionit, në interes të garantimit të sigurisë për qytetarët e të dyja vendeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka siguruar dy përfaqësuesit britanikë, për forcimin e këtij bashkëpunimi, dhe ka konfirmuar edhe një herë se Policia e Shtetit është shumë e vendosur për të punuar me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe migracionin e paligjshëm.

Nga Kategoria

Aktualitet

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

19 Korrik, 2025
Aktualitet

Humbën jetën në lumin Shkumbin, u jepet sot lamtumira e fundit dy vëllezërve

19 Korrik, 2025
Aktualitet

4 vatra zjarri vijojnë ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte

19 Korrik, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Helmoi shqiptarët me ushqime të skaduara, Skifter Tagani pronar edhe i një kompanie tjetër

19 Korrik, 2025

Humbën jetën në lumin Shkumbin, u jepet sot lamtumira e fundit dy vëllezërve

19 Korrik, 2025

Të shtënat me armë në koncertin e tij në Palasë, reagon Yll Limani

19 Korrik, 2025

4 vatra zjarri vijojnë ende aktive, dëme të mëdha në pyje dhe ullishte

19 Korrik, 2025

Plagosi 2 persona për llogari të mafias turke, arrestohet shqiptari në Athinë

19 Korrik, 2025

Agravon sherri në Pogradec/ 4 persona dhunohen me sende të forta për motive pronësie

19 Korrik, 2025

Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur

19 Korrik, 2025

Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur dërgohen në spital

19 Korrik, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.