Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë, John Healey, ka zbuluar detaje mbi operacionet e Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme – përfshirë rrëzimin e dronëve iranianë – pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
Healey deklaroi në emisionin Sunday Morning With Trevor Phillips se Britania po rrëzon dronët që kërcënojnë bazat, trupat apo aleatët e saj.
“Ne kemi vepruar krah amerikanëve. Kemi forcuar forcat tona mbrojtëse në Lindjen e Mesme. Po kryejmë ato fluturime,” – tha Healey.
Sipas korrespondentes së Sky, Deborah Haynes, një njësi kundër-dronëve britanikë ka qëlluar mbi një dron që kërcënonte një bazë koalicioni me trupa britanikë në Irak.
Healey konfirmoi gjithashtu se avionë shtesë, radare dhe sisteme armësh janë dërguar në Katar dhe Qipro, ndërsa avionët britanikë po kryejnë fluturime si pjesë e një “koordinimi rajonal”
Gjithsesi Healey deklaroi se Britania “nuk kishte pasur asnjë rol në goditjet” ndaj Iranit të shtunën, ku u vra udhëheqësi suprem i gjatëkohshëm, Ajatollah Ali Khamenei.
Kryeministri Keir Starmer, të shtunën mbrëma, konfirmoi se avionë britanikë ishin “në qiell” në Lindjen e Mesme si pjesë e një operacioni mbrojtës “për të mbrojtur njerëzit tanë, interesat tona dhe aleatët tanë”, ndërsa Irani nisi veprime hakmarrëse.










