• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 7 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Politikë

BIRN: Rama shpall “pushtet përgjithmonë” dhe cilëson “përrallë” rotacionin në demokraci

11 Shtator, 2025
tek Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama shpalli të enjten kabinetin e ri qeveritar, premtoi reforma, u ankua për padrejtësi që i bëhen disa socialistëve, përfshirë kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, ndërsa njoftoi se Veliaj do të shkarkohet formalisht me nismë të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak dhe emëroi pa dijeninë paraprake të saj, Ogerta Manastirlin për “kryebashkiake të Tiranës.”

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Rama shpalli gjithashtu ambicien për të qeverisur Shqipërinë përgjithmonë ndërsa cilësoi si “përralla” sugjerimet se në vende demokratike, zakonisht qeverisja ndryshon.

Rama përdori alegori të karakterit ushtarak, si “llogore” për të përshkruar jetën politike të një socialisti, si dhe “artileri të rëndë” si alegori për sulmet që ai ka vendosur të mos i ndërmarrë kundër sistemit të drejtësisë.

Lexo edhe:

Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Vijnë si hiena 

“Për ty kam numrin 0900…!”- Ofendimi i Ballës ndaj Vokshit, reagon “EPP Women”: E dënojmë fuqishëm sulmin verbal me natyrë s*ksiste, s’kanë vend në institucionet demokratike!

Rama premtoi reformë zgjedhore duke sugjeruar se problemet e vendit me zgjedhjet lidhen me mosdepartitizimin e administrimit zgjedhor dhe me vonesat në shpalljen e rezultateve, ndërsa injoroi probleme më kyçe të vërejtura nga vëzhguesit ndërkombëtarë, si abuzimi i qeverisë së tij me burimet shtetërore, presionet kundër votuesve apo kontrollin e mjeteve të informimit.

Rama përdori një gamë të gjerë epitetesh dhe alegorish për të sulmuar drejtësinë, duke përsëritur argumentet e dhëna prej tij më parë se prokurorët “i bëjnë presion” dëshmitarëve ndërsa premtoi se qasja e tij ndaj kësaj padrejtësie të supozuar që po i bëhet socialistëve do të jetë “durimi strategjik”. Ai cilësoi socialistët që janë përballur me drejtësinë deri tani “kavie eksperimentale e procesit të pavarësisë [së gjyqësorit]”.

Rama premtoi se do të riorganizojë kuvendin, do të propozojë uljen e numrit të deputetëve në 101 nga 140, gjë që kërkon reformë kushtetuese, si dhe “thellim të reformës” administrative dhe terriotriale të vitit 2015.

Niko Peleshi u shpall kryetar i Kuvendit të Shqipërisë ndërsa Taulant Balla u caktua kryetar i grupit të Partisë Socialiste.

Kryeministri u ankua për sallën e seancave plenare dhe për shijen e mobilimit të Kryesisë së Kuvendit duke njoftuar planet për një sallë të re.

Rama bëri të qartë gjithashtu se nuk e kishte lajmëruar paraprakisht Manastirliun për kandidimin, një tregues tjetër që kandidimi i saj ka qenë zgjedhje e vetë Edi Ramës dhe jo e ndonjë strukture të Partisë Socialiste.

“Na duhet një qasje e re ndaj problemeve të vjetra”, deklaroi ai ndërsa ftoi ata që i cilësoi si “grupe demokrate” që t’i bashkohen qeverisjes së tij. /BIRN

Nga Kategoria

Kryesore

Protesta te Kryeministria, policia u heq çadrën aktivistëve të “Shqipëria Bëhet”, Lapaj: Vijnë si hiena 

6 Mars, 2026
Lajme

“Për ty kam numrin 0900…!”- Ofendimi i Ballës ndaj Vokshit, reagon “EPP Women”: E dënojmë fuqishëm sulmin verbal me natyrë s*ksiste, s’kanë vend në institucionet demokratike!

6 Mars, 2026
Aktualitet

Shtyhet seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”

6 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nga vështirësitë ekonomike te familja me 10 fëmijë: Rrëfimi i sinqertë i Ahmed Kalasë

7 Mars, 2026

Conte pas fitores ndaj Torinos: “Bravo Napoli, gjithmonë reagon në raste emergjence. Elmas? Do t’i bëja një statujë”

7 Mars, 2026

Arbeloa pas fitores: “Reali luan për të fituar” – lavdëron Valverden dhe Thiago Pitarch

7 Mars, 2026

Monaco trondit PSG-në, fiton 3-1 në Paris dhe e ndez garën për titull

7 Mars, 2026

Bayern shkatërron Gladbach 4-1, por humbet sërish Neuerin për shkak të dëmtimit

7 Mars, 2026
La Liga: Valverde shpallet hero i Realit të Madridit pas fitores dramatike ndaj Celta Vigos në minutat e fundit

La Liga: Valverde hero i Realit të Madridit pas fitores dramatike ndaj Celta Vigos në minutat e fundit

6 Mars, 2026

Real Madridi vendos të vazhdojë garën për titullin; fiton në frymën e fundit ndaj Celtas

6 Mars, 2026

Serie A: Napoli mposht Torinon e Ismajlit, Conte rikthen De Bruyne dhe Anguissa

6 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.