• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Biden do t’i kërkojë Trumpit të vazhdojë ndihmat për Ukrainën

10 Nëntor, 2024
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Joe Biden do të diskutojë mbi përparësitë kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme të Shteteve të Bashkuara me Presidentin e zgjedhur Donald Trump gjatë takimit që do të mbahet të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë, tha këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, të dielën.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një intervistë për emisionin “Face the Nation” të rrjetit CBS, zoti Sullivan tha se mesazhi kryesor i Presidentit Biden do të jetë angazhimi për të siguruar një transferim paqësor të pushtetit. Presidenti Biden, sipas zotit Sullivan, gjithashtu do të bisedojë me Presidentin e zgjedhur Trump për zhvillimet e mundshme në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme.

Një temë kyçe ka të ngjarë të jetë lufta e Ukrainës me Rusinë, për të cilën Presidenti i zgjedhur Trump është zotuar se do t’i jap fund me shpejtësi, megjithëse nuk ka dhënë detaje.

Lexo edhe:

Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me Epstein në seancën dëgjimore në Kongres

Armatimi: Nga mitralozët deri te machetat, armët që masakruan mijëra në Iran – BBC News Persian konfirmon përdorimin e forcave të sigurisë të një gamë të gjerë armësh të vdekjeprurshme dhe jo-vdekjepruese.

“Presidenti Biden do të ketë mundësinë, gjatë 70 ditëve të ardhshme, t’i paraqesë Kongresit dhe administratës së ardhshme argumentet se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të ulin mbështetjen për Ukrainë, dhe se largimi nga Ukraina nënkupton më shumë destabilitet në Evropë,” tha zoti Sullivan.

“Presidenti Biden do të argumentojë nevojën për burime të vazhdueshme për Ukrainën pas përfundimit të mandatit të tij”, tha zoti Sullivan.

“Presidenti Biden do të ketë mundësinë t’i shpjegojë zotit Trump sesi e vlerëson situatën dhe të marrë mendimin e zotit Trump si do t’i trajtojë ai këto çështje kur të marrë drejtimin e vendit”, tha këshilltari Sullivan.

Uashingtoni i ka dhënë Ukrainës dhjetëra miliarda dollarë në ndihma ushtarake dhe ekonomike që kur Rusia filloi sulmin në shkurt të vitit 2022. Presidenti i zgjedhur Trump i ka kritikuar vazhdimisht këto ndihma.

Ai këmbënguli vitin e kaluar se Presidenti Vladimir Putin nuk do ta kishte nisur asnjëherë sulmin ndaj Ukrainës nëse do të kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë. Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Ukrainës mund t’i duhet të heq dorë nga një pjesë e territorit për të arritur një marrëveshje paqeje, diçka që ukrainasit e refuzojnë dhe Presidenti Biden nuk e ka sugjeruar kurrë.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, gjithashtu tha se është Hamasi, jo Izraeli, ai që po pengon arritjen e një armëpushimi në Gazë.

Zoti Sullivan, tha gjatë intervistës në programin “Face the Nation” të rrjetit CBS, se Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojnë lejimin nga Izraeli të dërgimit e ndihmave humanitare në Gazë.

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, i dërguan muajin e kaluar Izraelit një letër ku i kërkohej lejimi i hyrjes në Gazë i një numri të caktuar kamionësh me ndihma.

Tags: bidenTrump

Nga Kategoria

Bota

Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me Epstein në seancën dëgjimore në Kongres

9 Shkurt, 2026
Bota

Armatimi: Nga mitralozët deri te machetat, armët që masakruan mijëra në Iran – BBC News Persian konfirmon përdorimin e forcave të sigurisë të një gamë të gjerë armësh të vdekjeprurshme dhe jo-vdekjepruese.

9 Shkurt, 2026
Bota

Palestinezët thonë se hapat e rinj të Izraelit përbëjnë një aneksim de facto.

9 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

U dënua me 1 vit burg nga Apeli i GJKKO, Edison Memolla pritet të dorëzohet nesër në polici

9 Shkurt, 2026
Video/ Lojërat Olimpike Dimërore: Përdorimi i Teknologjisë për Mbulimin e Televe dhe Sportit

Video: Lojërat Olimpike Dimërore – Si Teknologjia Ndihmon në Mbulimin Televiziv

9 Shkurt, 2026

Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me Epstein në seancën dëgjimore në Kongres

9 Shkurt, 2026

“Rama dhe Balluku po i mbyllin Shqipërisë rrugën drejt Evropës”, Berisha: Qeveria nuk e njeh drejtësinë

9 Shkurt, 2026
Video/ Lojërat Olimpike Dimërore: Përdorimi i Teknologjisë për Mbulimin e Televe dhe Sportit

Video/ Lojërat Olimpike Dimërore: Përdorimi i Teknologjisë për Mbulimin e Televe dhe Sportit

9 Shkurt, 2026
Lënia nga detyra e Erion Veliajt dhe anulimi i zgjedhjeve të reja në Tiranë, Gjykata Kushtetuese publikohet vendimi i saj.

Një vit pas arrestimit, GJKKO dërgon për gjykim rastin e Veliajt/ Avokatët e kryebashkiakut nuk marrin pjesë në seancë.

9 Shkurt, 2026

Haha kërkoi 45 vite burgim për ish-krerët e UÇK, Osmani: Minon besimin në drejtësi

9 Shkurt, 2026
Foto/ Babai punonte në një kompani, ndërsa djali ishte elektricist. Kush ishin katër anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali nga një rrjedhje gazi?

Tragjedia në Itali: Më shumë se 75 mijë euro mblidhen për të sjellë në Shqipëri trupat e familjes Kola

9 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.