• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 4 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“BiblioTech: Strehë e sigurt për të mbrojtur të rinjtë ndaj kërcënimeve të botës digjitale”

14 Dhjetor, 2024
tek Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ngacmimet kibernetike, ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, keqpërdorimi i të dhënave personale, shantazhi seksual, radikalizimi dhe manipulimi ideologjik janë vetëm disa nga sfidat që të rinjtë përballojnë online. Sipas raportit të fundit të BIRN për të drejtat digjitale (2024), ngacmimi kibernetik mbetet një nga format më të përhapura të dhunës online, duke shkaktuar pasoja serioze për shëndetin mendor të të rinjve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bazuar në raportin kombëtar të sigurisë online të ISIGURT(2023), 52% e të rinjve nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet nga shpërndarja e të dhënave personale. Gjithashtu, sipas UNICEF-it (2023), 62% e të rinjve nuk kanë marrë trajnim për sigurinë në internet dhe mendimin kritik, duke i bërë më të prekshëm ndaj dezinformatave dhe lajmeve të rreme.

Për të mbrojtur të rinjtë nga rreziqet që u kanosen,, është thelbësore që ata të pajisen me aftësi kritike dhe dije për sigurinë digjitale. Kjo është pikërisht ajo që synon nisma “Biblotech”: të krijojë një mjedis të sigurt dhe mbështetës ku të rinjtë të mësojnë të jenë përdorues aktivë dhe të përgjegjshëm të internetit.

Lexo edhe:

Nëse ul muzikën për të “parë më mirë”, ke këto 10 tipare të rralla

I përfundoi mandati, Vjosa Osmani i dorëzon detyrën e Presidentes Albulena Haxhiut: Po lë pas një punë të jashtëzakonshme

Behar Tallalli, është nje ish-vullnetar në Qendrën Rinore “Atelie”, ku ka qenë pjesë e saj për dy vite. Gjatë kësaj periudhe, ai zhvilloi aftësi të rëndësishme që e ndihmuan në projektet e tij aktuale në shkollën e lartë. Behari ende ruan lidhjet me stafin dhe miqtë që krijoi gjatëvullnetarizmit të tij.“Puna në BiblioTech ishte një eksperiencë që më ndryshoi jetën,” shprehet Tallalli. “Kam fituar njohuri praktike mbi teknologjinë dhe zhvillimin e projekteve që më kanë ndihmuar shumë në studimet universitare. Eksperienca e fituar në qendër më dha besim dhe aftësi që do të më shoqërojnë gjatë gjithë jetës. – shton më tej ai.

Ai gjithashtu thote se si shpeshherë është ndeshur me bullizmin online në postimet e tij në rrjetet sociale apo në mesazhet online që i vinin:”Unë kam postuar shpesh foto dhe video të miat në platforma të ndryshme dhe kam hasur me sulme online të ndryshme që vijnë dhe nga njerëz që i njihja. Me kalimin e kohës u mësova dhe ekperienca në BiblioTech më ndihmoi edhe më tepër për të njohur më mirë botën teknologjike” – shprehet Behari.

Por çfarë është BiblioTech?

Qendra Shqiptare për një Zhvillim të Qëndrueshëm (Albania Sustainable Development Organization) me mbështetjetë UNICEF dhe Bashkisë Tiranë, Korcë e Shkodër është e angazhuar të ndërgjegjësojë lidhur me domosdoshmërinë e krijimit dhe shndërrimit të qendrave publike (bibliotekat e qyteteve) në inkubatorë funksionalë të emërtuar Biblio Tech, për fëmijë dhe të rinj të apasionuar pas Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Projekti zhvillohet në kuadër të programit “Transformimi i Përgjigjes Kombëtare ndaj Trafikimit të Njerëzve Brenda dhe nga Shqipëria” i cili mbështetet nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe zbatohet nga UNICEF në Shqipëri.

BiblioTech është një hapësirë e pajisur me mjete teknologjike moderne ku të rinjtë mësojnë për programim, sigurinë online dhe inovacionin digjital. Sipas koordinatores së Qendrës Rinore “Atelie” në Shkodër, Hasna Tafilica, pjesëmarrja aktive ka ndihmuar në zhvillimin e aftësive të qëndrueshme dhe në rritjen e vetëbesimit të të rinjve. “Angazhimi në këtë projekt i ka mundësuar qendrës të promovojë kreativitetin dhe të forcojë kapacitetet teknologjike të të rinjve,” thekson ajo.

Një nga aspektet më të rëndësishme të BiblioTech është edukimi për mendimin kritik, një aftësi thelbësore për të luftuar dezinformimin dhe manipulimin online.

Cila është jeta sociale që krijohet aty dhe aktivitetet që zhvillohen?

Në këtë mjedis zhvillohen aktivitete të ndryshme që pasqyrojnë interest dhe nevojat e pjesëmarrësve. Qendra organizon punëtori dhe trajnime për zhvillimin personal dhe profesional, duke u fokusuar në tema si lidershipi, aftësitë për komunikim efektiv dhe menaxhimin e kohës.

Në një takim me të rinjtë që punojnë dhe japin kontributin e tyre në qendër, kisha mundësinë të shihja nga afër sesi idetë creative që lindin mes tyre, këta të rinj të talentuar i zhvillonin dhe u jepnin jetë.
Sipas të dhënave të fundit, 3709 të rinj janë përfshirë në aktivitete të ndryshme gjatë vitit 2024, ndërsa janë zhvilluar 275 trajnime që përfshijnë tema si lidershipi, kreativiteti dhe siguria online apo konkurse si BiblioTech Challenge, duke nxitur kreativitetin dhe inovacionin permes projekteve të ndryshme.
“Jeta sociale në Qendrën Rinore Atelie është shumë e gjallë dhe përfshirëse, duke krijuar një hapësirë ku të rinjtë ndërveprojnë, ndajnë ide dhe ndërtojnë marrëdhënie të reja. Kjo atmosferë miqësore dhe mbështetëse ndihmon të rinjtë të ndihen të lidhur me njëri-tjetrin dhe të frymëzuar për të bashkëpunuar.”- shprehet koordinatorja e Qendrës Hasna Tafilica.

Duke pasur parasysh suksesin e deritanishëm, BiblioTech planifikon të zgjerohet në zona rurale dhe të shtojë programe më të avancuara teknologjike, përfshirë robotikën dhe zhvillimin e aplikacioneve. Synimi është të krijohet një brez i ri qytetarësh të edukuar, të ndërgjegjësuar dhe të gatshëm për të ndikuar pozitivisht në shoqëri.

Në një kohë kur raportet tregojnë se të rinjtë që marrin pjesë në këto programe janë më të përgatitur për të shmangur rreziqet e internetit, si ngacmimi kibernetik, mashtrimet apo lajmet e rreme, shtimi i nismave të tilla si BiblioTech mund të kthehet në një mjet tejet të fuqishëm për të luftuar të tilla fenomene, qëpo bëhen gjithnjë e më të rrezikshme për jetën e gjithësecilit prej nesh, sidomos të rinjve.

Nga Kategoria

Ekstra

Nëse ul muzikën për të “parë më mirë”, ke këto 10 tipare të rralla

4 Prill, 2026
Kosova

I përfundoi mandati, Vjosa Osmani i dorëzon detyrën e Presidentes Albulena Haxhiut: Po lë pas një punë të jashtëzakonshme

4 Prill, 2026
Kryesore

Ditë zie në familjen e Rudina Xhungës, ndërron jetë nëna e gazetares

4 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Nëse ul muzikën për të “parë më mirë”, ke këto 10 tipare të rralla

4 Prill, 2026

I përfundoi mandati, Vjosa Osmani i dorëzon detyrën e Presidentes Albulena Haxhiut: Po lë pas një punë të jashtëzakonshme

4 Prill, 2026

Haaland turpëron Liverpoolin, Manchester City në gjysmëfinale të FA Cup

4 Prill, 2026

Ditë zie në familjen e Rudina Xhungës, ndërron jetë nëna e gazetares

4 Prill, 2026

Detaje/ Vodhën kasafortën në Tiranë, dy autorët rikthehen për të lënë armën, ja skema që përdorën

4 Prill, 2026

Rama i përgjigjet akuzave: Po të ishte rritur korrupsioni, nuk do rritej ekonomia dhe pensionet

4 Prill, 2026

Benet Beci do japë 150 milion lekë nga fondet e bashkisë nëse Vllaznia fiton superligën

4 Prill, 2026

Tragjike në Romë/ I bëri alergji qumështi, 15-vjeçarja humb jetën pas darkës me miqtë

4 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.