• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Beteja ligjore me ish bashkëshortin për të birin, Jonida Maliqi “hap kartat”: Nuk paguan detyrimet për shkollën dhe terapitë, ju tregoj si është e vërteta

19 Nëntor, 2024
tek Lajme, Showbiz
Share on FacebookShare on Twitter

“Nuk përmbush detyrimet ekonomike ndaj djalit”, me këtë akuzë këngëtarja Jonida Maliqi u paraqit një ditë më parë në dyert e Gjykatës së Tiranës ku dhe paditi ish-bashkëshortin e saj, Gent Prizreni.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

8 vite pas divorcit me këtë të fundit, Jonida e shoqëruar nga avokati i saj shkoi në Gjykatë dhe kërkoi që ish-bashkëshorti i saj të përmbushë detyrimet ekonomike ndaj djalit të tyre, Danit.

Siç u raportua më herët ish-çifti i bashkëshortëve përmes një marrëveshje të firmosur kanë rënë dakord që Gent Prizreni duhet të paguajë shumën prej 2 mijë euro në muaj për të birin, i cili ka nevoja për përkujdesje të veçantë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Lexo edhe:

Evita, vajza 15-vjeçare e Elsa Lilës, nis hapat e parë në modeling dhe “vjedh” gjithë vëmendjen e Instagramit

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës, 220 milionë euro që nuk dihet ku shkojnë

Nuk vonoi shumë dhe reagimi i Gent Prizrenit erdhi. Ai vendosi që t’i përgjigjej publikisht ish-bashkëshortes së tij dhe postoi faturat e dy muajve të fundit, konkretisht muajt tetor dhe nëntor të 2024 ku dhe tregonte se ashtu si dhe është përpiluar në marrëveshje shuma prej 2000 euro është depozituar në llogarinë e nënës së djalit të tij.

Epo pas këtij reagimi publik të ish-bashkëshortit edhe këngëtarja s’ka qëndruar “gojë kyçyr” dhe ka vendosur që të mos tolerojë më dhe të vijë me fakte ndaj Gent Prizrenit. E kontaktuar nga Newsbomb.al Jonida ka vendosur në dispozicion derdhjet e bëra në llogarinë e saj nga Gent Prizreni të cilat i përkasin periudhës tetor 2022-mars 2023.

Siç duket, ish-partneri dhe babai i djalit të saj nuk i është përmbajtur marrëveshjes së nënshkruar pas zgjidhjes së martesës. Ndryshe nga sa kishin rënë dakord ai nuk ka depozituar shumën prej 2000 euro për pensionin ushqimor të së birit, por e ka ulur duke e çuar në 1500 euro.

Sipas këngëtares shuma e rënë dakord është paguar nga ish-partneri vitet e para dhe më pas filloi të paguante më pak, duke pretenduar se është një shumë e konsiderueshme për ushqimin e të birit.

Ndër të tjera Jonida bën me dije se në momentin që vogëlushi i tyre, Dan shkoi në shkollë ata ranë dakord që të ndanin përgjysmë pagesën vjetore të shkollimit të djalit të tyre, bazuar kjo dhe në marrëveshjen e firmosur në zgjidhjen e martesës ku specifikohej që “shpenzimet e ardhshme do të ndaheshin”.

“Në kohën kur është bërë marrëveshja djali nuk shkonte në shkollë. Marrëveshja nuk ka asgjë për shkollën dhe kishim rënë dakord që shpenzimet e ardhshme të djalit do të ndaheshin”, tha ajo ndër tjera.

Por, sipas këngëtares edhe kjo marrëveshje nuk është respektuar nga ish-partneri i saj duke theksuar se përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë ajo e cila është kujdesur për pagesën e shkollës të së birit dhe babai i saj ka kontribuar vetëm dy vitet e para dhe më pas e ka ndërprerë.

Madje, ajo tregon se ai nuk është përgjigjur as për terapitë e së birit për të cilat, njëjtë si dhe për detyrimet e tjera i është dashur që të përballet e vetme. Një indinjatë Jonida ka dhe për institucionet e drejtësisë. Ndonëse ka trokitur në dyert e përmbaruesve ata nuk kanë ekzekutuar vendimin e Gjykatës për të cilën vetë Gent Prizreni ka rënë dakord.

Kjo situatë e përsëritur prej vitesh ka bërë që Jonida Maliqi të shkojë në Gjykatën e Tiranës për të kërkuar drejtësi. Pasi ashtu si pohoi se ky është një realitet me të cilin shumë nëna shqiptare përballen dhe duhet të fillojë që drejtësia të vendoset në vend dhe të dyja palët të ndërmarrin përgjegjësitë që u takon!

Tags: bashkeshortiJonida maliqi

Nga Kategoria

Lajme

Evita, vajza 15-vjeçare e Elsa Lilës, nis hapat e parë në modeling dhe “vjedh” gjithë vëmendjen e Instagramit

14 Mars, 2026
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës, 220 milionë euro që nuk dihet ku shkojnë

14 Mars, 2026
Bota

Trump deklaron se Irani kërkon një marrëveshje me ShBA-në, por jo atë që ai do

14 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës, 220 milionë euro që nuk dihet ku shkojnë

14 Mars, 2026

Evita, vajza 15-vjeçare e Elsa Lilës, nis hapat e parë në modeling dhe “vjedh” gjithë vëmendjen e Instagramit

14 Mars, 2026

Trump deklaron se Irani kërkon një marrëveshje me ShBA-në, por jo atë që ai do

14 Mars, 2026

‘Artistët s’janë kacidhe!’ Ema Andrea revoltohet ndaj Monika Kryemadhit: Atëherë mos e bëj veten

14 Mars, 2026

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

14 Mars, 2026

Zonjat e Elbasanit përgatisin ballokumen, zbulojnë sekretet e ëmbëlsirës tradicionale!

14 Mars, 2026

“Jam në ankth dhe në gjendje të rënduar financiare”, zbardhet dëshmia e Gjestit në gjykatë

14 Mars, 2026

SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, dërgon marinsë dhe anije luftarake

14 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.