Kreu i PD, Sali Berisha është stancionuar për momentin para Kuvendit. Pas fjalimit te Kryeministria ai u largua drejt godinës së Parlamentit.
I pyetur nga gazetarët ai tha se po u tregon mbështetësve se cila do të jetë rruga e protestave në vijim. Sipas tij, fokus janë Kryeministria, Kuvendi dhe Surreli.
“Surreli del me aferat më të paimagjinueshme. Këto 3 qendra do të jenë në fokusin e popullit protestues. Shpëtim nuk ka. Edi Rama është në rrethim. Rama nuk ka shpëtim. Nuk jep dorëheqjen ai? Do ta heqim ne”, tha ai.









