Dhjetori i vitit 1990 nuk ishte vetëm momenti kyç i lëvizjes studentore për pluralizëm dhe liri demokratike, por edhe pika fillestare e krijimit të opozitës Shqipëri.
Gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’, kryetari i PD-së Sali Berisha ka treguar momentet se kur është vendosur të krijohet Partia Demokratike e Shqipërisë.
Ai tregoi se vendimi për themelimin e Partisë Demokratike nuk u mor rastësisht, por si një përgjigje ndaj përpjekjeve të Ramiz Alisë për të legjitimuar sistemin e dikurshëm jugosllav me forma të maskuara pluralizmi.
Berisha ka treguar se pas konsultimeve me studentët dhe me disa pedagogë, brenda natës u mor vendimi historik për të krijuar një parti opozitare reale, e cila do të përfaqësonte zërin e ndryshimit dhe të demokracisë së vërtetë në Shqipëri.
Pjesë nga intervista e kreut të PD, Sali Berisha:
Studentët gjatë mbledhjeve thoshnin se, po dilnin kundër baballarëve, po bëjmë këtë e po bëjmë. Por në dy të natës, bien dakord për të qëndrohen tek pluralizmi dhe e shkruajnë kërkesën, pluralizmi politik si forma më e kulluar e demokracisë.
E kishte, e kishte kushtetuta e diktaturës së proletariatit, forma më e kulluar e demokracisë. Dhe dalin tani telegramin. po, të nesërmen, meqenëse shkova vonë, unë nuk shkova, se s’kisha lidhje me Ramizin, por thashë, po shkoj nesër dhe kërkoj takim dhe ja them këto.
Të nesërmen shkoj unë, në zyrë gjej Skënder Gjinushin dhe Lisjen Bashkurtin. Dhe i them që studentët janë gati të takojnë, por domethënë, mendoj që duhet të arsyetohen me ta, sepse është një moment shumë kritik. Kaq edhe shkoj tek studentët.
E lashë Ramizin aty, edhe ata në fakt, domethënë pak a shumë se dhe ata u përpoqën, nuk them se, të dy ata janë përpjekur të të ndikojnë në pozitivisht. Dhe kam shkuar te studentët unë, studentët ishin mbledhur aty. Telegrami, telegrami e quanin ata atë peticionin e tyre, telegrami me 15 pika, Presidentit të Republikës Ramiz Alia, e të tjerë. Dhe e çuan telegramin.
Tani, çfarë zhvillohej aty? Zhvillohej një betejë. Ai tani do të përcaktonte vendin e takimit. Po si ashtu, thotë që takimin thotë, do ta bëjmë në Pallatin e Kongreseve me të gjithë studentët.
Po aty me gjithë studentët edhe ai mund ta fitonte betejën? Po jo, edhe këtu edhe unë kam, këta kishin qejf, se dhe këta kishin qejf pompozitet. Dhe këtu unë kam ndikuar me sa kam mundësi që takim kaq të madh nuk është, nuk është interesi i juaj. Takimin do ta keni me një delegacion.
Po, tani kishte ardhur Arben Imami, ishin disa pedagogë të tjerë aty me ta dhe ata u mblodhën. U mblodh plenumi i Komitetit Qendror në mëngjes. U mblodh plenumi se këta me datën 10 e nisën Telegramin, me 11 u mblodh plenumi dhe u vendos, ishte gjithë Tirana në shesh, atje te Qyteti i Studentëve, u vendos shpallja e pluralizmit.
Ndërkohë këta u mblodhën nëpër godina siç ishin zgjodhën përfaqësuesit e tyre. A po vjen njeri, i thashë unë, nuk vi. Sepse ju përfaqësoni veten. Kjo ka qenë. Kanë, janë kthyer ata, janë kthyer vonë se shkuan mbasdite.
Akti im i dytë, them që, sa mbaroi fjalimi, s’fola unë, foli se kush foli, e mbylli Arben Imami. U them tani, të krijojmë partinë. Pse? Sepse nuk dihej çfarë sjell e nesërmja. Nga ata çfarë nuk pritej, një hile bënte, domethënë, ai po bënte gjithçka të legjitimonte sistemin jugosllav.
Edhe i kishte shpallur, unë e ndiqja, i kishte shpallur këto Lidhjen e Shkrimtarëve, Bashkimin e Rinisë, Lidhjen e Grave, i kishte shpallur subjekte elektorale. Dhe këtë e quante pluralizëm ai, po fare mirë ai mund t’i quante Partia e Rinisë, Partia e Shkrimtarëve e kështu me radhë.
Dhe këtu ishte problemi këtu, asnjë prej tyre opozitare. Të tilla parti kishin qenë në Poloni gjatë gjithë diktaturës. Partia Agrare qeveriste me partinë, me Partinë e Punës në Poloni.
Në Kinë kishte nja 12 të tilla në atë kohë. Dhe u them ne të krijojmë partinë edhe ta shpallim se gjithë bota pret nga ne një parti opozitare. U mblodhëm, nga ora 1:00 e natës u mblodhëm në një, në një hall aty, në një godinë, u futëm nja 23-4 vetë dhe në ora 1:00 të natës dolëm me vendimin, krijimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.









