Kreu i Partisë Demokratike ka treguar me detaje momentet e para të përfshirjes së tij në protestën studentore të 9 dhjetorit 1990. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Berisha mohoi kategorikisht çdo lidhje me strukturat e regjimit dhe duke ofruar një narrativë të gjerë të lëvizjeve, kontakteve dhe vendimmarrjes së asaj dite. Lideri i opozitës tregoi se studentëve u është mëngjesin e datës 9 dhjetor.
Sali Berisha: Ramiz Alia Sali Berishën tek studentët? Absolutisht jo. Dhe kjo është e faktuar, shumë e faktuar. Tek studentët kam shkuar mëngjesin e datës 9. Jam, kam qenë në Itali në një konferencë për biogjenetikën në Toskana.
Jam kthyer si i dërguar i OMS-it. Jam kthyer në darkë dhe në darkë kam marrë vesh ca thashetheme që studentët kanë qenë, ka një zhurmë tek qyteti i studentëve. Në mëngjes kam dalë, jam lidh me Kujtim Çashkun dhe Besnik Mustafën për të shkuar për të ngushëlluar Mehmet Elezin për nënën.
Dhe jemi ndalë në Hotel Tirana për të pirë një kafe. Në Hotel Tirana, duke hyrë, më thotë Qemal Sakajeva thotë, studentët kanë qenë në demonstratë mbrëmë. I them, çfarë kërkonin? Tha, mirë nuk e di. A kërkonin pluralizëm? Nuk e di, tha, po kanë, kanë demonstruar tha dhe i kanë rrahur në darkë e këto po.
I thashë, Qemal, ne duhet të marrim vesh a po kërkojnë pluralizmin apo jo. Qemali ishte me biçikletë, u nis drejt e tek studentët. Unë me Çashkun dhe me Besnik Mustafën jemi ulur për kafe në Hotel Tirana. Aty një person, që Besniku e njihte, unë s’e njihja, tregon të gjitha këto. Tregon që studentët janë në protestë. Kur ky na thotë që janë protestë, unë u them këtyre, tani do të çohemi, ne të shkojmë tek ata. Të shkojmë tek studentët.
Nuk kanë hezituar, por jemi nisur. Kur kemi dalë nga Hotel Tirana dhe po ktheheshim, vjen Qemali dhe Qemali më thotë mua, janë para liceu artistik, tek rezidenca e ambasadës italiane sot. Në atë kohë duket ishte muze akoma, më duket,
Të rrethuar nga të gjitha anët. Rrugicat të rrethuara. Dhe i them, mirë, vazhdojmë në rrugën. Rrugës, nja dy pedagogë miq të mi më thonë, ku po shkon? Te studentët, u them unë. Më thonë, a je, a je përgatitur mirë? Po i them unë. Jam përgatitur mirë. Do shkoja, si të ishte puna, menjëherë po. Me vështirësira u futëm, po u futëm. Nëpër rrugica, them se janë disa rrugica që presin, që dalin nga, që dalin në rrugën e Elbasanit.
U futëm dhe u gjetëm tek shtëpia e një profesori tim dhe një profesoreshe time, Karajanit. Pak metra në anën tjetër të rrugës. Edhe po rrinim ne aty. Po rrinim. Kishte gjithsej nja, thuaja, 15-20 qytetarë, jo më shumë. Jo më shumë. Në anën tjetër, domethënë në drejtim tek, në anën tjetër të rrugës, në drejtim të liceut, ishte Robert Koli, sekretar i Komitetit të Partisë për Tiranën, ishte Lisen Bashkurti, dhe ishin disa funksionarë. Po ishte Rrapi Mino drejtori hetuesisë së Tiranës, që ishte mjaft i egër, dhe ishin disa funksionarë të lartë të ministrisë.
Tani, duke ndenjur aty, nuk kanë shkuar, po. Ndërkohë, Azem Hajdari, që unë s’e njihja, me një xhakavento ngrihej, hypte mbi super e studentëve dhe bërtiste: poshtë dinastia, poshtë Nexhmija, liri-demokraci. Këto ishin parullat që hidhnin në, në, në studentët,“, tha Berisha.









