• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Berisha takim me prodhuesit e bimëve medicinale: Ne do të negociojmë me qeverinë e SHBA-ve për zero tarifa!

17 Prill, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paraqitur një plan të detajuar për mbështetjen e eksportuesve dhe zhvillimin e sektorit të bimëve medicinale në Shqipëri. Gjatë një takimi me prodhues dhe eksportues të këtij sektori, Berisha theksoi se synimi është vendosja e tarifave zero në marrëdhënie me SHBA-në dhe kompensimi i plotë për çdo tarifë të vendosur nga vende të tjera. Ai premtoi mbështetje të drejtpërdrejtë përmes granteve, dokumentacion të thjeshtuar, kredi me interesa të subvencionuara dhe angazhim të ekspertizës shkencore për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.

Berisha: E shtruat cështjen e tarifave. Shumë e drejtë! Cili është qëndrimi ynë ndaj tarifave? Qëndrimi ynë ndaj tarifave është negociata me qeverinë e SHBA për zero tarifa. Ne do vendosim zero tarifa me kërkesën që qeveria amerikane të na përgjigjet edhe ne me zero tarifat. Supozojmë se qeveria amerikane për arsyet e veta nuk e adapton këtë, ne do u kompensojmë plotësisht tarifën e eksportit të vendosur nga vendet ku ju eksportoni.

Ne do bëjmë gjithçka me grante, siç thashë për çdo njësi prodhimi dhe ato nuk do i merrni mbi bazën e burokracisë, por me dokumentacionet më të thjeshta. Ju do merrni të gjithë mbështetjen bazuar në faturat që shisni. Bazuar në dokumentet që sillni. Bazuar në punën që harxhoni në proceset e trajtimit të këtij sektori. Shqipëria ka pasur dhe ka institucione në këtë sektor, por ne do fuqizojmë krahas studimeve për bimët frutore, bimët e arave, krahas studimeve për bimët arrore, bimët e tjera, ne do fuqizojmë shumë sektorin e studimeve të bimëve aromatike.

Lexo edhe:

Angli: Hotele për azilkërkuesit do të jenë në kazerma

Flamur Noka shthur gojën me qytetarin që i kujtoi dhunën ndaj policisë: Merr një brisk dhe eja

Ai theksoi se qeveria do të angazhojë ekspertizën shkencore më të mirë dhe do të ofrojë kredi të buta me interesa të ulëta, ku shteti do të mbulojë deri në 80% të interesit. Për më tepër, Berisha deklaroi se do të ndërmarrin politika për të tërhequr emigrantët shqiptarë që punojnë në bujqësi të kthehen dhe të kontribuojnë në zhvillimin e sektorëve të tillë në Shqipëri. Ai gjithashtu premtoi mbështetje për punëtorët sezonalë, duke garantuar paga bazë për të siguruar stabilitet dhe sigurim ekonomik gjatë periudhave pa punë.

Berisha: Do angazhojmë ekspertizën shkencore më të mirë në këtë sektor. Kudo Shqipëria është me një pasuri të madhe natyrore në këto bimë. Kredi të buta në të cilat qeveria do të mbulojë 80 përqind të interesit, do ofrohen për ju sipas sektorëve. Për të gjithë proceset që nevojiten në këtë fushë. Ne duam ta bëjmë sektorin e bimëve eterovajore, ta shumëfishojmë në prodhim, në të ardhura, në punësim, në eksport. Ju keni bërë shumë dhe e keni bërë pa ndonjë ndihmë. Pa ndihmën që meritoni.

Injorimi juaj dhe injorimi në tërësi i eksportit nga kjo qeveri, i ka kushtuar vendit një çmim më të rëndin, shpunësim dhe largim të shqiptarëve nga Shqipëria. Ne do kemi një politikë shumë të vendosur për popullimin dhe ripopullimin e Shqipërisë. Ne do bëjmë që ata që u larguan, të cilët në të shumtën punojnë në bujqësi, të kthehen dhe të punojnë në sektor bujqësie në Shqipëri. T’u krijojmë ato kushte që kanë në vendet ku punojnë dhe të vijnë të ndërtojnë ëndrrën e tyre në këtë vend.

Do përpiqemi të mbështesim edhe sezonalitetin. Sot një punëtor sezonal është një punëtor shumë i pasigurt. Qoftë në sektorin tuaj, qoftë në turizëm, qoftë në çdo fushë. Shteti, në bashkëpunim me ju, do vendosë disa paga bazë, në mënyrë që punëtorët në periudhën që nuk kanë punë, të marrin një shpërblim, një pagë bazë, të marrin minimumin jetik ose më shumë dhe të mos largohen, por të presin sezonin e ri të punës.

Nga Kategoria

Angli: Hotele për azilkërkuesit do të jenë në kazerma
Lajme

Angli: Hotele për azilkërkuesit do të jenë në kazerma

8 Shtator, 2025
Lajme

Flamur Noka shthur gojën me qytetarin që i kujtoi dhunën ndaj policisë: Merr një brisk dhe eja

8 Shtator, 2025
Nisi viti i ri shkollor, mësimi ka filluar në të gjithë vendin në sistemin parauniversitar.
Kryesore

Nisi viti i ri shkollor, mësimi ka filluar në të gjithë vendin në sistemin parauniversitar

8 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Babai i Jobe Bellingham i lumtur që nuk u përball me trajnerin ‘e egër’ gjatë ziejes në mes të ndeshjes – vëllai i Judes ‘nuk po luan mirë’ te Borussia Dortmund.

8 Shtator, 2025
Angli: Hotele për azilkërkuesit do të jenë në kazerma

Angli: Hotele për azilkërkuesit do të jenë në kazerma

8 Shtator, 2025

Flamur Noka shthur gojën me qytetarin që i kujtoi dhunën ndaj policisë: Merr një brisk dhe eja

8 Shtator, 2025

Dumfries i hapur për transferim në Premier League pas interesit nga Man City

8 Shtator, 2025
Nisi viti i ri shkollor, mësimi ka filluar në të gjithë vendin në sistemin parauniversitar.

Nisi viti i ri shkollor, mësimi ka filluar në të gjithë vendin në sistemin parauniversitar

8 Shtator, 2025
I përmendur në SPAK! U qëllua gjatë atentatit me armë zjarri, zbulohet lidhja e Luiz Ejllit me Erogen Vason!

I përmendur në SPAK! U qëllua gjatë atentatit me armë zjarri, zbulohet lidhja e Luiz Ejllit me Erogen Vason

8 Shtator, 2025

Wayne Rooney tregon me humor takimin e çuditshëm mes Louis van Gaal dhe gruas së tij

8 Shtator, 2025
Nëntë të vrarë në nëntë muaj: Krimet mafioze që kanë shokuar Shkodrën këtë vit

Nëntë të vrarë në nëntë muaj: Krimet mafioze që kanë shokuar Shkodrën këtë vit

8 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.