• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 15 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Berisha takim me gratë, akuza ndaj ministreve: Sillen si badigardet e Gadafit, asnjë program për mbështetjen tuaj

26 Prill, 2025
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vijoi me takimet elektorale edhe ditwn e sotme. Pa muzikë dhe me një minutë heshtje në nderim të kujtimit të Papa Françeskut, Berisha mori pjesë në një konferencë me gratë.

Duke hedhur akuza në drejtim të qeverisë Rama, Berisha tha se pozita e grave në këto vite është përkeqësuar.

“Gratë shqiptare u përballën këto 12 vite me një varfëri në rritje. Në qoftë se në vendet e tregut të lirë, në ligjet e tregut, varfëria shkon në pakësim, në diktatura dhe narkodiktatura, varfëria ecën gjithnjë në rritje. Dhe kjo ndodhi këto 12 vite në Shqipëri. Çfarë ndodhi? Rrogat mbetën të ulëta, përveç rrogave të larta. Rrogat e larta në Shqipëri janë më të larta se në Kroaci, se në Slloveni. Kurse rrogat e ulëta janë më të ulëtat në Europë.

Lexo edhe:

Ministri i jashtëm rus shkon me bluzë që ka mbishkrimin e Bashkimit Sovietik në takimin e Alaskas

PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha

Në Shqipëri, diferenca mes rrogave të ulëta dhe atyre të larta është 120-15 herë. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Nuk ndodh as në SHBA, as në Gjermani sepse ka disa parime dhe kur vjen problemi, rrogat e ulëta janë më tepër tek gratë dhe vajzat. Kështu që pozita e tyre këto vite është përkeqësuar me shpejtësi”, tha Berisha.

Nga një takim me gratë, Berisha sulmoi ministret e qeverisë Rama, duke thënë se sillen si badigardet e Gadafit dhe se nuk kanë prezantuar asnjë program për për mbështetjen e grave dhe vajzave

“Është e vërtetë se Edi Rama emëroi ministre me shumicë në kabinetin e tij dhe ju e dini, unë u ngrita në parlament dhe e përgëzova me sinqeritet. Por çfarë mund të them unë pas 4 vitesh? 4 vite, në mënyrë absolute, nuk kanë shtruar një çështje të vetme në promovim, në favor, në mbrojtje të grave dhe vajzave në Shqipëri. asnjë.

Dhe qe një moment, kur qeveria franceze i dha qeverisë shqiptare një grant 60 milionë euro tërësisht kushtuar mbështetjes së grave. U ngrita dhe propozova që t’i shtojmë edhe ne, t’i bëjmë 100 milionë dhe ky është një shans për të ndihmuar vajzat dhe gratë.

Absolutisht jo. I trupëzuan në buxhet dhe nuk lanë asnjë qindarkë. Dhe të gjithë ato zonja ishin aty dhe nuk folën. U bë e famshme ajo që u thashë se ju silleni si badigardet e Gadafit, të cilat i thurnin lavdi Gadafit. Edhe ky një lloj mizogeni që nuk tregon dot 12 vite një program të veçantë për mbështetjen e grave dhe vajzave në Shqipëri. Nuk tregon një program për mbështetjen e nënave kryefamiljare të cilat janë të shumta sot”, tha Berisha.

Një koment e ka edhe për fushatën e kundërshtarit politik Edi Rama.

“Këto ditë ju shihni një fushatë në aparencë feministe, në thelb mizogeniste. Sepse ai paraqitet në audiencën e nëpunësve që i merr me detyrim në takime, paraqitet me banalitete. Merrni tani gjithë fjalorin e tij, fjalët kyçe të tij, cilat ishin në këtë fushatë: çyryk, autik, kënetë, buf dhe natyrisht ajo që është ndarë, ajo është heroinë sipas tyre, çka nuk janë realitete këto.

Pra ky është fjalori i tij në pamje, por në thelb është mizogenik dhe i ka rrënjët në doktrinën e Frojdit, e cila u faktua doktrina më reaksionare e shekullit dhe kohërave. E përmbysën atë në raport me qëndrimet e tij ndaj grave”, theksoi Berisha.

Tags: Berishafushateministre

Nga Kategoria

Bota

Ministri i jashtëm rus shkon me bluzë që ka mbishkrimin e Bashkimit Sovietik në takimin e Alaskas

15 Gusht, 2025
Lajme

PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha

15 Gusht, 2025
Bota

Takimi i sotëm me Putin, a po synon Trump çmimin ‘Nobel për Paqe’?

15 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ministri i jashtëm rus shkon me bluzë që ka mbishkrimin e Bashkimit Sovietik në takimin e Alaskas

15 Gusht, 2025

PSG planifikon edhe dy transferime të mëdha

15 Gusht, 2025

Takimi i sotëm me Putin, a po synon Trump çmimin ‘Nobel për Paqe’?

15 Gusht, 2025

Ka plagë në krahun e zemrës, niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës 27-vjeçari i plagosur në Korçë

15 Gusht, 2025

“A do të pranoni një armëpushim?”, Presidenti Putin u shmanget pyetjeve të gazetarëve 

15 Gusht, 2025

Opinion nga Kristi Gongo: Krimi i përsëritur i 14-vjeçarëve dhe dy standardet e drejtësisë

15 Gusht, 2025

Zbardhet dinamika e plagosjes në Korçë! 27-vjeçari u qëllua “për një fjalë goje! Autori dhe i riu ishin në një tavolinë, më pas…

15 Gusht, 2025

Nis takimi historik në Alaskë, Trump dhe Putin shtrëngojnë duart

15 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.