Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga një aktivitet në Krujë, ka akuzuar Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama se po punojnë për largimin e shqiptarëve nga vendi.
Berisha deklaroi se PS me në krye Ramën funksionon mbi tre shtylla kryesore: vjedhjen, mashtrimin dhe krimin.
Ai e cilësoi gjendjen aktuale si një “diktaturë të dytë”, e cila sipas tij nuk ndalon partitë politike me ligj si e para, por shtyp pluralizmin dhe liritë e qytetarëve.
“Në Shqipëri është vendosur një diktaturë e dytë. Një diktaturë jo siç ishte një diktaturë e parë që ndalonte me ligj dhe Kushtetutë partitë politike, por që shtyp pluralizmin.
PD solli në Shqipëri pluralizmin si motorin më të sigurt të zhvillimit të një kombi dhe të një shoqërie.
Sot janë vërsulur me tërbim kundër lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Shqipërisë. Sot ka një njeri nga i cili të gjitha pushtetet varen. Sot në 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti më shumë se 200 mijë i përkasin partisë shtet që në të drejtën e Zotit ka lindur si parti krimi u rrit si parti krimi dhe vazhdon si parti krimi si fatkeqësia më e madhe.
Kjo është PS. Kjo parti me në krye Ramën ka 3 shtylla kryesore, vjedhjen , mashtrimin dhe krimin”, tha ai.










