Kreu i PD Sali Berisha po prin protestuesit në një marshim nga Kryeministria në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Protestuesit po hedhin boma molotov në kazanët e mbeturinave. Është bllokuar lëvizja e mjeteve në Rrugën e Elbasanit.
Kujtojmë që drejtuesi i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka qenë shpesh herë në qendër të akuzave të PD-së.
Deri më tani nuk është mbajtur asnjë fjalim nga kryedemokrati Sali Berisha dhe drejtuesit e tjerë të Partisë Demokratike.










