Kryedemokrati Sali Berisha në takimin përmbyllës elektoral në Fier, ka theksuar se më 11 maj merr fund ëndra e keqe e shqiptarëve.
Ai tha se kjo natë e keqe 12-vjeçare do të marrë fund në 11 maj, duke i dhënë fitoren çdo shqiptari.
Sipas Berishës shqiptarët të bashkuar do të votojnë në 11 maj ndryshimin duke i dhënë një fitore plebishitare Aleancës për Shqipërinë Madhështore.
“Kjo natë 12-vjeçare e ka një fund, dhe fundi i saj është fitorja e çdo shqiptari më 11 maj! Shqiptaret dhe shqiptarët pas një nate të tillë, u ngritën si feniksi nga hiri në zenit dhe vijnë sot më të sigurtë se kurrë në fitoren e tyre plebiçitare, fitoren e çdo shqiptari, fitoren e Fierit dhe të Shqipërisë”, u shpreh Berisha.