Kreu i PD-së Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme me demokratët e degës numër 7 në Tiranë për foltoren e radhës.
Berisha në fjalën e tij theksoi se socialistët po i bëhen mburojë Lubi Ballukut dhe kryeministrit Edi Rama.
Mandatet e PS, shton Berisha janë fituar nga krimi i organizuar dhe tashmë shërbejnë që të mos i hiqet imuniteti zv.kryeministres Belinda Balluku.
Berisha: Ai nuk duhet të qëndrojë në pushtet. Kemi kaluar beteja ndofta si asnjë forcë politik në Europë. Shumë prej jush rikujtoj shkurtin 91. Ne tani jemi në fushë, jemi në shesh, kemi një armik përpara. Me qëndrimet e tij nuk lejon zgjedhjet. Të krijojmë një qeveri teknike të shkojmë në zgjedhje.
Të shkojmë në zgjedhje të lira. Po vodhi qytetarët humbet legjitimitetin. Ka përdorur pushtetin për të vjedhur qytetarët. Mandatet e marra me Elvis Doçi, Suel Çelën, Troplinët. Ato mandate e marra me krim kthehen në parzmore. Mbrojnë Lubi Ballukun faktikisht Edi Ramën. Thonë për herë të parë, jo nuk ia heq imunitetin.
Ja do vdesim ja do rrojmë po ne atë s’do e pranojmë kurrë. Kemi ardhur gjer tani në fushë betejë, me të drejtën më të madhe. Ka kryer krimin e shëmtuar të farsës elektorale. Përdor imunitetin mburojë që të na plaçkisë çdo ditë. Nuk i ndahemi ne. Kemi mision, historik më të vështirin, por të sigurt që ne do fitojmë.









