• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 8 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Berisha, krah SPAK për “Ballukun”, kreu i PD mbron Lulzim Bashën për “21 janarin”

26 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, si rrallëherë është pozicionuar pro SPAK-ut dhe vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në një konferencë me gazetarët, Berisha e cilësoi në përputhje me ligjin masën e sigurisë të vendosur ndaj numrit 2 të qeverisë, duke deklaruar se Gjykata Kushtetuese duhet të refuzojë të marrë në shqyrtim ankimimin e Kryeministrit Edi Rama për këtë çështje.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Me kërkesën për pezullim nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ka ushtrim të plotë të kompetencës në zbatim të ligjit të procedurës penale. Ata që përpiqen, vetë ideja se ka marrë pushtetin e kryeministrit, i them atij hajduti, je ti që ke vjedhur paratë, por atyre mirë ua bënë që nuk lëshuan edhe ndaj teje, të njëjtin urdhër si ndaj Lubisë. Ç’kompetencë ka marrë? Kompetenca jote qenka për të mbrojtur hajdutët. Kompetenca jote qenka për të shfrytëzuar postin për të vjedhur paratë e qytetarëve, siç ke vjedhur”, tha Berisha.

Por mbështetja e Berishës për SPAK-un mbyllet këtu, pasi lideri i opozitës kërkon që hetimi i tunelit të Llogarasë apo Unazës së Madhe të Tiranës të përfshijë Kryeministrin Edi Rama dhe të ngrihen akuza për grup të strukturuar kriminal.

Lexo edhe:

Dhuna shqetësuese në Greqi: Fermerët shkatërrojnë makinën e policisë dhe hyjnë në pistën e aeroportit në Kretë

Shtimi i 28 qendrave në jug, Berisha kundërshton: Transformimi i Shqipërisë në një rrugë për emigrantë është barbarizëm

“Ajo që është e pafalshme, është e papranueshme është se nuk janë kualifikuar si grup i strukturuar kriminal apo organizatë kriminale. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim. Kërkoj me urgjencë rivlerësimin, rikualifikimin e veprës së tyre. Nuk mund të kalohet nga një vjedhje e madhe në një vjedhje tjetër të madhe”, th Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha komentoi edhe hetimin e SPAK-ut për 21 Janarin, përfshirë edhe kërkesën e Ilir Metës për të pyetur për këtë çështje nga prokurorët. Ndryshe nga Meta, Sali Berisha mbrojti Lulzim Bashën dhe rolin e tij si Ministër i Brendshëm në 21 Janarin e vitit 2011.

“Një skenar i atillë i dhunshëm natyrisht i pari i paprecedent ndonjëherë, por me ato që kam konstatuar, masa ishin marrë, kështu që nuk di ndonjë përgjegjësi për çfarë thotë Meta. Si kryeministër unë mund të them se ai ishte një agresion i vërtetë me hunj, me dinamit, me plumba ndaj ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Se si mund të parandalohej një demonstratë që organizohet me të gjitha këto”, tha kreu i PD.

Një ditë më parë, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili aktualisht ndodhet në burg, nëpërmjet avokatit i kërkoi SPAK-ut të merret në pyetje në lidhje me ngjarjen tragjike të 21 Janarit 2011, ku u vranë 4 protestues. Në korrikun e vitit të kaluar, Meta ka deklaruar se përgjegjësi për këtë ngjarje mban Lulzim Basha, i cili nuk mori masa si Ministër i Brendshëm, edhe pse ishte paralajmëruar për protestën.

Tags: Ballukululzim bashaSali berisha

Nga Kategoria

Dhuna shqetësuese në Greqi: Fermerët shkatërrojnë makinën e policisë dhe hyjnë në pistën e aeroportit në Kretë
Lajme

Dhuna shqetësuese në Greqi: Fermerët shkatërrojnë makinën e policisë dhe hyjnë në pistën e aeroportit në Kretë

8 Dhjetor, 2025
Shtimi i 28 qendrave në jug, Berisha kundërshton: Transformimi i Shqipërisë në një rrugë për emigrantë është barbarizëm
Aktualitet

Shtimi i 28 qendrave në jug, Berisha kundërshton: Transformimi i Shqipërisë në një rrugë për emigrantë është barbarizëm

8 Dhjetor, 2025
Aktualitet

Vrau shefin e krimeve në Fier dhe djalin e tij 8-vjeçar, Kanadaja refuzon ekstradimin e 62-vjeçarit në Shqipëri

8 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Dhuna shqetësuese në Greqi: Fermerët shkatërrojnë makinën e policisë dhe hyjnë në pistën e aeroportit në Kretë

Dhuna shqetësuese në Greqi: Fermerët shkatërrojnë makinën e policisë dhe hyjnë në pistën e aeroportit në Kretë

8 Dhjetor, 2025
Oda Ekonomike paraqet kallëzim penal ndaj ZRRE-së për mospërmbushje të vendimit të Gjykatës së Lartë.

Oda Ekonomike paraqet kallëzim penal ndaj ZRRE-së për mospërmbushje të vendimit të Gjykatës së Lartë.

8 Dhjetor, 2025
3 shenjat e horoskopit që do të kalojnë muaj të mrekullueshëm gjatë festave të fundvitit!

3 shenjat e horoskopit që do të kalojnë muaj të mrekullueshëm gjatë festave të fundvitit!

8 Dhjetor, 2025
Bizneset e mishit nën hetim për evazion fiskal dhe fshehje fitimesh në disa qytete.

Bizneset e mishit nën hetim për evazion fiskal dhe fshehje fitimesh në disa qytete.

8 Dhjetor, 2025
Shtimi i 28 qendrave në jug, Berisha kundërshton: Transformimi i Shqipërisë në një rrugë për emigrantë është barbarizëm

Shtimi i 28 qendrave në jug, Berisha kundërshton: Transformimi i Shqipërisë në një rrugë për emigrantë është barbarizëm

8 Dhjetor, 2025

Vrau shefin e krimeve në Fier dhe djalin e tij 8-vjeçar, Kanadaja refuzon ekstradimin e 62-vjeçarit në Shqipëri

8 Dhjetor, 2025

Linda Rei flet për eksperiencën në BBV Kosova: Olsa Muhameti, e gatshme të shkeli çdo njeri

8 Dhjetor, 2025
BE-ja e cilëson Kosovën si një vend të sigurt për azil.

BE-ja e cilëson Kosovën si një vend të sigurt për azil.

8 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In