• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 17 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Berisha: Baronët e drogës ministra dhe deputetë

17 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha, gjatë fjalës në ‘Foltoren’ në Laprakë, ka akuzuar Edi Ramën për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi ku, baronët e drogës janë bërë të gjithëfuqishëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në emërimin e deputetëve, ministrave dhe në manipulimin e rezultateve zgjedhore.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas Berishës, drejtësia është përdorur si instrument shantazhi dhe pazari politik, në kurriz të qytetarëve dhe opozitës.

Berisha theksoi se, pavarësisht presioneve, izolimit politik dhe sulmeve të vazhdueshme, opozita ka zgjedhur të qëndrojë në anën e së drejtës dhe të vërtetës, duke mbrojtur pluralizmin dhe ekzistencën e një opozite reale si kusht themelor për lirinë.

Lexo edhe:

Arsenali humb mundësinë për titull, “Topçinjtë” ndalojnë në barazim pa gola me ekipin që lufton për mbijetesë.

Napoli i kthen përgjigje Interit, rikthehet në sukses duke mposhtur Sassuolon.

“Dy dosje i kishte hapur kryetarit tonë. Dhe ia tërhiqte fijet siç donte, siç i interesonte. Ditën e thërriste në prokurori, natën i çonte Engjëll Agaçin dhe bënte pazaret në kurriz tuaj.

Pavarësisht nga kjo, ju nuk i dinit këto në atë kohë, por ju zgjodhët të drejtën, zgjodhët të vërtetën. Ju zgjodhët për të shpëtuar Shqipërinë, një Shqipëri me opozitë. Edhe kjo është zgjedhja më e madhe që keni bërë ju në jetë. Ju garantoj se ky është vendimi më i rëndësishëm që ju keni marrë.  

Për ata që besojnë në vlerat e lirisë. Dhe liria pa pluralizmin, pa opozitën e vërtetë nuk ekziston. Është një, është një nocion fiktiv. Por e thashë dhe njëherë, njerëz të pamposhtur, parti e pamposhtur. Çfarë kalvari kaluam, kaluam së bashku? Çfarë sulmesh më të pamerituara ndaj nesh? Çfarë izolimi më të thellë që mund të ketë provuar ndonjëherë? Ne që nxorëm Shqipërinë nga izolimi, u përpoqën të na izolonin pesë pashë nën dhe. Kjo është e vërteta, po ju nuk u mposhtët.  Jo, nuk u mposhtët.

Ku jemi sot? Sot, ne të cilët, thashë pra, dy vite më parë na u përpoqën të na izolojnë si kurrë ndonjëherë një forcë politike, jemi forca politike më e mbështetur në Europë. Janë 7 rezoluta nga tetori i 2024-ës në 5 dhjetor të 2025-ës, të cilat damkosin regjimin e Edi Ramës një lloj si regjimin e Venezuelës, si Maduro.

Janë shtatë rezoluta të firmosura nga të gjitha partitë politike të botës, të qendrës së djathtë dhe të djathta. Partitë që qeverisin sot në vendet më të mëdha dhe më të lira, të cilat damkosin Shqipërinë si një narkoshtet. Edi Ramën si një autokrat, si një njeri që plaçkit qytetarët e tij, si një njeri që ka shtruar zgjedhjet në farsë elektorale.

Lidhjet e tij të tmerrshme me kartelët e drogës. Pra, jo vetëm që dolëm nga izolimi i pamerituar, por arritëm të damkosim regjimin e Tiranës si një nga regjimet më të rrezikshme në Europë dhe në botë për sigurinë e Europës dhe për sigurinë më gjerë. Ju jeni dëshmitarë, jeni dëshmitarë. Për vite dhe vite ne denonconim narkoshtetin e Edi Ramës.

Mallkime merrnim ne, jua them unë. Si ja nxjerr goja këtë fjalë, thonin lobistët e Edi Ramës. Po ne nuk u kthyem prapa. Ne mbronim interesat tuaja, sepse ajo, ai narkoshtet u mjeronte ju. Ato euro që kushtonin, 1 euro që kushtonte 135 lekë, zbriti në 96 lekë.

Dhe mijëra prej jush, mijëra e mijëra punëtorë humbën vendet e punës se ndërmarrjet e eksportit u mbyllën. Ato euro helmi që vinin nga droga i rritën çmimet në stratosferë. Ato euro droge që vinin nga droga pakësuan me 30-40% paratë që ju vinin nga familjarët tuaj nga jashtë. Baronët e drogës u bënë të gjithëfuqishëm në të vendit. Emëronin deputetë, emëronin ministra, përcaktonin rezultate zgjedhjesh. Nuk mund të tërhiqeshim ne. Ne thonim të vërtetat dhe kjo na ka bërë ne të pamposhtur. Misioni ynë, misioni ynë është të mbrojmë interesin kombëtar me çdo çmim dhe pa u lëkundur kurrë.”- tha Berisha.

Nga Kategoria

Arsenali humb mundësinë për titull, “Topçinjtë” ndalojnë në barazim pa gola me ekipin që lufton për mbijetesë.
Aktualitet

Arsenali humb mundësinë për titull, “Topçinjtë” ndalojnë në barazim pa gola me ekipin që lufton për mbijetesë.

17 Janar, 2026
Napoli i kthen përgjigje Interit, rikthehet në sukses duke mposhtur Sassuolon.
Kryesore

Napoli i kthen përgjigje Interit, rikthehet në sukses duke mposhtur Sassuolon.

17 Janar, 2026
Pas fitores ndaj Udineses, Chivu: Kemi 4 sulmues të shkëlqyer dhe dimë të mbrohemi kur është e nevojshme.
Kryesore

Pas fitores ndaj Udineses, Chivu: Kemi 4 sulmues të shkëlqyer dhe dimë të mbrohemi kur është e nevojshme.

17 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Egjipti dhe Etiopia përplasen ashpër për lumin Nil

17 Janar, 2026
Pas fitores ndaj Udineses, Chivu: Kemi 4 sulmues të shkëlqyer dhe dimë të mbrohemi kur është e nevojshme.

Pas fitores ndaj Udineses, Chivu: Kemi 4 sulmues të shkëlqyer dhe dimë të mbrohemi kur është e nevojshme.

17 Janar, 2026

“Rama ik”, protestuesit hedhin miell para Kryeministrisë

17 Janar, 2026

Protestuesit e Lapajt gjuajnë Policinë me qese të mbushura me miell

17 Janar, 2026
Ligji për barazinë gjinore, Berisha në Foltore: Do të jetë i pari që PD do ta ndryshojë kur të rimarrë pushtetin

Ligji për barazinë gjinore, Berisha në Foltore: Do të jetë i pari që PD do ta ndryshojë kur të rimarrë pushtetin

17 Janar, 2026
Protesta "Shqipëria Bëhet" para Kryeministrisë, një polic goditet nga një qese me miell

Protesta “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, një polic goditet nga një qese me miell

17 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In