• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për Shqipërinë, zgjedhjet janë test! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi! Diasporës ia kishim borxh votën

23 Janar, 2025
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Tiranë– Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbajti sot (23 Janar) pritjen e fillimvitit me përfaqësuesit e Trupit Diplomatik të akredituar në Shqipëri.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kreu i shtetit falënderoi selitë diplomatike në Tiranë, përfaqësuesit dhe shtetet e tyre, për kontributin e dhënë ndaj Shqipërisë deri tani, kryesisht në procesin e reformës në drejtësi, demokracisë dhe integrimit drejt Bashkimit Europian.

Ai e cilësoi momentin ku ndodhet vendi ynë si ‘tregues vlerësimi dhe vendosmërisë për transformimin tonë drejt integrimit europian’.

Lexo edhe:

PS refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut, “Lëvizja Bashkë” njofton protestë para Parlamentit

Rrëzohet një raketë izraelite në jug të Libanit, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë

“Nuk është vetëm ambicie politike, por lidhet edhe me vlerat e shenjta për ne. Mbetet për ne projekt madhor i paqes, mirëqenies dhe zhvillimit. Të angazhuar për reformat e thella dhe prioritet kryesor për të ardhmen e vendit. Integrimi Europian është e vetmja alternativë për Shqipërinë”, u shpreh Begaj para trupës diplomatike.

Presidenti vuri në dukje edhe faktin se shqiptarët janë populli me mbështetjen më të lartë ndaj SHBA-ve, BE-së dhe institucioneve ndërkombëtare të tjera. Ndërsa theksoi se integrimi europian nuk dhurohet por arrihet me rezultate, kreu i shtetit shprehu edhe mbështetjen ndaj Kosovës dhe shqiptarëve atje, sikurse edhe diasporës në rajon.

“Integrimi dhe shteti i të drejtës nuk dhurohen, por janë proces i rezultateve konkrete dhe të prekshme. Rajoni mbetet pikë e rëndësishme për politikën shqiptare. Shqipëria dhe faktori shqiptar do avancojnë kursin euroatlantik dhe avancimin europian. Mbështetje pa kushte ndaj Kosovës për integrim dhe njohje të reja. Shqiptarët kudo në diasporë mbeten në vëmendjen tonë për integritetin kombëtar dhe të drejtat e tyre. Samiti i Berlinit ka forcuar angazhimin tonë për integrim europian”, u shpreh Begaj.

Përsa i përket gjeopolitikës dhe rolit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, presidenti vuri në dukje se Tirana zyrtare ka dënuar me forcë agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe ndodhet më pranë NATO-s me misione dhe bazat e reja në vend.

“Kemi dënuar me forcë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Mbrojtje e të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar. Mbështetje misioneve tona në NATO. Shqipëria është partner i besueshëm në aleancën e NATO-s. Kjo duket edhe në hapjen e bazës ushtarake në Kuçovë i NATO-s dhe porti në Porto Romano”, u shpreh ai.

Begaj nuk harroi edhe drejtësinë dhe mbështetjen që i është dhënë nga faktori ndërkombëtar.

“Cilësia e sistemit të drejtësisë në çdo shkallë të saj dhe lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit mbeten prioritet. Falenderim të veçantë për SHBA për kontributin e dhënë për drejtësinë në Shqipëri. Uroj që ky vit dhe dialogu mes partive politike të arrijë në një nivel tjetër”, tha presidenti.

Në fund ai foli për politikën dhe votën e emigrantëve, duke e cilësuar si një borxh të vjetër që shteti ia kishte shqiptarëve në Diasporë. Kurse zgjedhjet e 11 Majit i vlerësoi si një test.

“Votën e diasporës politika ia kishte borxh shqiptarëve jashtë vendit. Zgjedhjet janë test pjekurie dhe më shumë se rezultati mbeten respektimi i standardeve që garantojnë zgjedhje të lira, të drejta. Turizmi prioritet afatgjatë për zhvillimin. Ju falënderoj për rolin tuaj dhe ju uroj një vit të mbarë dhe të suksesshëm”, përfundoi presidenti.

Tags: bajram begajpresidentitrupi diplomatik

Nga Kategoria

Aktualitet

PS refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut, “Lëvizja Bashkë” njofton protestë para Parlamentit

9 Mars, 2026
Kryesore

Rrëzohet një raketë izraelite në jug të Libanit, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë

9 Mars, 2026
Aktualitet

Ndjekje si në filma në Shkodër, pasagjeri qëllon në ajër gjatë arratisjes, kapet drejtuesi i makinës

9 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak, qindra të rinj paraqiten vullnetarisht

9 Mars, 2026

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas Kroacisë, edhe Hungaria vendos mbrojtje të çmimit të karburanteve

9 Mars, 2026

Zgjedhjet për Presidentin, Kushtetuesja pezullon dekretin e Vjosa Osmanit

9 Mars, 2026

PS refuzoi heqjen e imunitetit të Ballukut, “Lëvizja Bashkë” njofton protestë para Parlamentit

9 Mars, 2026

Alarm kartonësh te Barcelona, Lamine dhe Fermín rrezikojnë ndeshjen e kthimit ndaj Newcastle

9 Mars, 2026

Rrëzohet një raketë izraelite në jug të Libanit, katër të vdekur dhe tre të plagosur rëndë

9 Mars, 2026

Lajm i keq për Liverpoolin, Alisson mungon ndaj Galatasarayt

9 Mars, 2026

Rodri gjobitet me 80 mijë paund pas komenteve për arbitrin në barazimin me Tottenham

9 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.