• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 17 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Begaj mesazh politikës në 112 vjetorin e Pavarësisë: Zgjedhjet e ardhshme të jenë shembull, interesi i qytetarëve mbi gjithçka

28 Nëntor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot ceremoninë shtetërore të pritjes me rastin e 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ceremoni morën pjesë autoritete të larta të Shqipërisë dhe Kosovës, pasardhës të familjeve atdhetare të firmëtarëve të Pavarësisë, përfaqësues të forcave politike shqiptare në Shqipëri dhe rajon, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, drejtues të komuniteteve fetare, si dhe personalitete të sipërmarrjes, artit, kulturës dhe medias.

Në fjalën e tij kreu i shtetit tha se çdo nëntor është një rifillim dhe një vijim, në të cilin vazhdojmë të ndërtojmë me vendosmëri arritjet e një vendi që është pjesë e Evropës dhe që rilindi në 1912-ën si shtet i pavarur.

Lexo edhe:

Tërmet në Shqipëri

 “Lufta” që Europa shpalli nga Tirana!

Ndërsa u ndal tek zgjedhjet e ardhshme, duke thënë se duhet të jenë shembull i një faqeje të re, ku, siç u shpreh kreu i Shtetit, interesi i qytetarit dhe shërbimi publik ndaj tij vihet mbi gjithçka tjetër.

Fjala e plotë:

Të nderuar Shkëlqesi,

Të nderuar miq e të ftuar,

Sot, ne mblidhemi për të nderuar kujtimin dhe guximin e atyre që më shumë se një shekull më parë deklaruan e jetësuan pavarësinë e kombit dhe krijimin e shtetit shqiptar.

Në kohë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, siç ishte fillimi i shekullit XX, në një botë kur pavarësia e një shteti të vogël dukej sa e parëndësishme, aq dhe e paarritshme, disa udhëheqës vizionarë, të drejtuar nga Ismail Qemali, nuk iu dorëzuan rrethanave, por krijuan momentin e tyre, momentin tonë, momentin e shtetit të ardhshëm të pavarur të shqiptarëve.

Të udhëhequr nga dashuria për atdheun dhe ndjenja e përkatësisë europiane, ata vendosën që: “Shqipëria të bahet më vehte, e lirë, e mosvarme”.

Më 28 nëntor 1912 kombi shqiptar triumfoi pas shekujve qëndrese.

Sot dhe në nëntorët e pafund të lirisë, pavarësisë e zhvillimit të shtetit shqiptar, ne do t’u mbetemi mirënjohës atyre burrave e grave që patën guximin të ndryshojnë rrjedhën e historisë.

Ata vendosën gurin e themelit më të rëndësishëm në historinë e vendit, duke u bërë arkitektët e shtetit tonë të pavarur.

Pavarësia e shpallur 112 vite më parë ishte, njëkohësisht, realizimi i një ëndrre të hershme të një kombi që diti t’i qëndrojë si i tillë shekujve, me harmoninë e bashkëjetesën fetare, me pasurinë kulturore dhe i paasimiluar.

Pavarësia e Shqipërisë mbetet në çdo nëntor agimi i ri i ëndrrave dhe simboli më i qartë i vendosmërisë shqiptare.

Çdo nëntor është një rifillim dhe një vijim, në të cilin vazhdojmë të ndërtojmë me vendosmëri arritjet e një vendi që është pjesë e Evropës dhe që rilindi në 1912-ën si shtet i pavarur.

Është pikërisht kjo dita dhe momenti që të falënderojmë mikun e aleatin tonë historik e strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen që i ka dhënë kombit shqiptar nga deklarimi i pavarësisë së Shqipërisë, në pavarësinë e Kosovës.

U jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë për mbështetjen e pakursyer për ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si dhe forcimin e institucioneve shqiptare, e veçanërisht atyre të drejtësisë.

Të nderuar miq e të ftuar,

Shqiptarët janë trashëgimtarë të amanetit për pavarësi dhe premtimit për një Shqipëri të drejtë e të zhvilluar. 

Pavarësia mbetet përgjegjësi. 

Përkushtimi ynë i pakufishëm për një shoqëri të shanseve të barabarta e të shtetit të së drejtës vazhdon.

Për gjithsecilin prej nesh është koha e angazhimeve të pakthyeshme, në të mirë të zhvillimit dhe begatimit të Shqipërisë.

Sot, sfidë nuk është më vetëm mbrojtja e kufijve, por edhe siguria, drejtësia, ekonomia, arsimi, shëndetësia, teknologjia, demografia, kujdesi ndaj ambientit e mbi të gjitha, mirëqenia e qytetarëve tanë.

Të gjitha kërkojnë përkushtim dhe qartësi për modelin e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik.

Pavarësia jonë matet me cilësinë e jetës së qytetarëve, me mundësitë që krijojmë për të rinjtë tanë dhe me vendosmërinë për të përmirësuar të sotmen dhe krijimin e një vizioni për një të nesërme premtuese për vendin.

Zonja dhe zotërinj,

Atdhetarët patriotë 1912 vite më parë  treguan guxim dhe vizion.

Ata lanë pas ndasitë për një qëllim dhe mision të madh: Shqipërinë e pavarur.

Sot, më shumë se kurrë, politika duhet të ndjekë shembullin e tyre.

Klasa politike duhet të jetë në një dialog të hapur me popullin, të dëgjojë shqetësimet, nevojat dhe ëndrrat e tij.

Kthejini sytë nga ata që përfaqësoni!

Zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë shembull i një faqeje të re, ku interesi i qytetarit dhe shërbimi publik ndaj tij vihet mbi gjithçka tjetër. 

Kjo është mënyra për të nderuar ata që shpallën pavarësinë dhe për të ndërtuar një Shqipëri që e meriton vendin në Evropë.

Hapja e kapitujve me Bashkimin Evropian është më shumë se një proces teknik, është një test i pjekurisë tonë kombëtare.

Ky proces kërkon të forcojmë institucionet, të mbështesim drejtësinë dhe SPAK-un, të përmirësojmë cilësinë e jetesës së qytetarëve tanë dhe të ndërtojmë një Shqipëri të denjë për shqiptarët dhe për familjen evropiane.

Është koha për t’u bërë bashkë dhe për të ecur drejt ëndrrës gjithnjë e më të prekshme evropiane.

Të nderuar Shkëlqesi,

Të nderuar miq e të ftuar,

Bota e sotme po përballet me sfida të mëdha.

Pjesë e tyre janë luftërat e konfliktet e pranishme në kufijtë e Evropës Lindore, në Lindjen e Mesme, dhe jo vetëm. 

Në një botë të trazuar, roli ynë nuk është më një vend i vogël që ndjek këto zhvillime, por një vend që kontribuon dhe frymëzon.

Ne jemi besnikë ndaj përkatësisë sonë Euroatlantike e vlerave që ajo përfaqëson dhe do të mbetemi pakthyeshmërisht të angazhuar që Shqipëria të vazhdojë të jetë kontribuuese aktive për paqen, stabilitetin dhe dialogun në rajonin tonë dhe më gjerë.

Me qartësinë në vlerat që mbrojmë dhe të bashkuar në aleancat e popujve demokratikë, sfidat nuk janë të patejkalueshme.

112 vite më parë, të parët tanë i kapërcyen ato për të na dhënë pavarësinë që gëzojmë sot.

Ne kemi sfidat tona, por kemi edhe forcën, mençurinë dhe pjekurinë për t’i përballuar ato.

Të nderuar miq e të ftuar!

Shqipëria është më shumë se kufijtë e saj.

Shqipëria është qytetarët e saj, që jetojnë në çdo cep të globit e transmetojnë vlerat e kulturën tonë.

Ata tashmë janë faktorë në jetën sociale, kulturore e politike, kudo ndodhen.

Ne si komb, dy shtetet tona, Shqipëria e Kosova, duhet të jemi të vetëdijshëm për këtë fuqi që kemi dhe ta përdorim në shërbim të aleancave që forcojnë rolin tonë në arenën ndërkombëtare.

Kosova ka patur, ka dhe do të këtë kurdoherë mbështetjen e Shqipërisë. 

Ajo do të ketë mbështetjen e gjithhershme për njohje të reja dhe anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, si dhe arritjen e objektivave të përbashkëta, përfshirë edhe anëtarësimin në BE.

Republika e Kosovës është realitet që nuk ndryshon e faktor paqeje në rajon.

Zonja e zotërinj,

Nga udhëtimi ynë për  pavarësi, deri tek udhëtimi ynë drejt Evropës, sot është momenti për të nderuar të kaluarën, për të festuar të tashmen dhe për t’u angazhuar me përgjegjshmëri për të ardhmen.

Në 28 Nëntor, në këtë ditë të bekuar, i uroj çdo shqiptari suksese e arritje të mëtejshme në rrugën e qëndrueshme evropiane të mirëqenies.

Urime dhe Gëzuar Diten e Flamurit, Diten e Pavaresisë të vendit tonë të paqtë, të lirë, mikpritës e bujar!

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqipëtarët!

Tags: bajram begajpresidenti

Nga Kategoria

Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

16 Maj, 2025
Analizë

 “Lufta” që Europa shpalli nga Tirana!

16 Maj, 2025
Bota

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë tregon arsyen e dorëheqjes: Nuk mund ta zbatoja me mirëbesim politikën e jashtme të Trump

16 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Largimi i papritur nga Ferma VIP, Lim Hoti zbulon prapaskenat: A ishte Alba arsyeja

16 Maj, 2025

Tërmet në Shqipëri

16 Maj, 2025

 “Lufta” që Europa shpalli nga Tirana!

16 Maj, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë tregon arsyen e dorëheqjes: Nuk mund ta zbatoja me mirëbesim politikën e jashtme të Trump

16 Maj, 2025

Gazetarët nuk vjedhin vota, ata raportojnë!!!

16 Maj, 2025

Sulmoi me thikë dhe verboi shkrimtarin Salman Rushdie, dënohet me 25 vite burg autori

16 Maj, 2025

Më i madhi nga fillimi i luftës, Rusia dhe Ukraina do këmbejnë 1 000 robër lufte

16 Maj, 2025

CNN i jep “fronin” Shkodrës Elektronike: Pse Shqipëria duhet të fitojë Eurovisionin

16 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.