• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 7 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

BE thirrje Serbisë: Garantoni lirinë e shprehjes dhe medias

21 Janar, 2025
tek Lajme, Rajoni
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian (BE) ka kërkuar nga autoritetet në Serbi që ta garantojnë punën e papenguar të gazetarëve dhe t’i hetojnë rastet e keqpërdorimit të të dhënave personale të tyre.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mediat proqeveritare të Serbisë publikuan ditë më parë të dhënave personale të gazetarëve, përfshirë nga Kroacia, të cilët janë akuzuar edhe si “agjentë të huaj që kanë ardhur në Serbi për nxitur protesta dhe për të sulmuar rendin kushtetues”.

“Liria e mediave është një gur themel kyç në një shoqëri demokratike dhe e drejtë themelore në BE. Prandaj është edhe element kyç në procesin e integrimit të Serbisë në BE. Është e domosdoshme që gazetarët të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre në një mjedis ku nuk ka asnjë kërcënim apo dhunë, frikësim apo keqtrajtim në mënyrë që të sigurohet qasja e qytetarëve në të gjitha informatat”, thuhet në reagimin e BE-së.

Lexo edhe:

“Kur u bashkua me ne tha ku paskam qenë!” Rama fut në PS një tjetër drejtuese të PD-së

Pushime në kohë lufte! Nga vajza e ish-deputetes te ish-çifti Fero Arbenita e Alesia Bami, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

Para disa ditëve Vojislav Sheshel, i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës, në një emision televizion në Serbi publikoi dokumentet identifikuese të disa personave, përfshirë edhe të një gazetari nga Kroacia, duke thënë se ata janë “spiunë të Kroacisë”.

Vetë gazetari Matej Devçiq, nga portali Telegram – i cili ndërkohë është kthyer në Kroaci – ka shprehur habi për këtë, duke thënë se nuk e di se si ka mundur të dhënat e tij të bien në duart e Sheshelit. Ai dyshon se këtë kanë mundur ta bëjnë “vetëm shërbimet shtetërore, pasi i vetmi vend ku ishte skanuar ai dokument ishte në vendkalimin kufitarë nga ana e Policisë së Serbisë”.

Mijëra protestues, kryesisht studentët, ka kohë të gjatë që protestojnë në Serbi pas shembjes së një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad nëntorin e kaluar, si pasojë e të cilës humbën jetën 15 njerëz.

Në mesin e kërkesave të protestuesve janë edhe heqja e akuzave ndaj të arrestuarve dhe të ndaluarve në protesta, si dhe ndjekja penale e përgjegjësve për tragjedinë në Novi Sad dhe e personave që rrahën studentë dhe profesorë gjatë protestave.

Devçiq ndodhej në Serbi me punë për t’i mbuluar protestat e studentëve. Shesheli e përmendi emrin e tij në TV si person që “trajnon udhëheqësit e protestave në Serbi”.

BE-ja theksoi se po i përcjell për së afërmi protestat dhe se Serbia – si vend që synon anëtarësimin në bllok – duhet t’i respektojë të drejtën e shprehjes së lirë të qytetarëve.

Blloku evropian shprehu po ashtu dhe shqetësim për disa raste të dhunës ndaj protestuesve dhe bëri thirrje që autoritet t’i sjellin para drejtësisë përgjegjësit.

Përpos të gazetarëve, disa media proqeveritare në Serbi kanë publikuar edhe të dhënat personale të disa studentëve që i konsiderojnë si “organizatorë të protestave” dhe i akuzojnë se “punojnë për shërbimin sekret të Kroacisë”.

BE-ja tha se çfarëdo qasje e jashtëligjshme në të dhënat personale të qytetarëve, përfshirë gazetarëve, dhe publikimi i të dhënave të tilla janë të papranueshme dhe duhet të ndiqen nga organet kompetente nacionale. /REL

Tags: Be

Nga Kategoria

Aktualitet

“Kur u bashkua me ne tha ku paskam qenë!” Rama fut në PS një tjetër drejtuese të PD-së

7 Mars, 2026
Lajme

Pushime në kohë lufte! Nga vajza e ish-deputetes te ish-çifti Fero Arbenita e Alesia Bami, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

7 Mars, 2026
Lajme

“30 vjeç dhe jam e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet!

7 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zgjidhet kryetari i ri i PD në Durrës

7 Mars, 2026

Shpërthim në një nga kullat e Marinës së Dubait/ Evakuohen ndërtesat përreth

7 Mars, 2026

Mediat izraelite: Djali i Khamenei ka mbetur i plagosur

7 Mars, 2026

“Kur u bashkua me ne tha ku paskam qenë!” Rama fut në PS një tjetër drejtuese të PD-së

7 Mars, 2026

Trump: Lufta ndaj Iranit është shërbim ndaj botës, ja sa anije kemi shkatërruar

7 Mars, 2026

Paralajmëron kreu i SPA: Asnjë tolerancë ndaj krimit të lidhur me politikën

7 Mars, 2026

Aksident në Lushnjë, një i plagosur

7 Mars, 2026

Pushime në kohë lufte! Nga vajza e ish-deputetes te ish-çifti Fero Arbenita e Alesia Bami, kush janë VIP-at shqiptarë që kanë ‘ngecur’ në Dubai

7 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.