• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 14 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

BE propozon që Izraelit t’i pezullohet qasja në fonde për shkak të luftës në Gaza

28 Korrik, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izraelit në fondet e Bashkimit Evropian për start-up në fushën e teknologjisë, teksa presioni rritet për shkak të situatës së rënduar humanitare në Gazë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo lëvizje nga Brukseli vjen në kohën kur disa shtete të BE-së po kërkojnë hapa konkretë kundër Izraelit në dritë të rritjes së frikës për uri të thelluar në territorin palestinez të shkatërruar nga lufta.

“Edhe pse Izraeli ka njoftuar një pauzë të përditshme humanitare të luftimeve në Gaza… situata mbetet e rëndë”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë.

Lexo edhe:

Australian Open: Goditja e milion dollarëve nga amatori Jordan Smith shpërthen në mes të yjeve botërorë

Australian Open 2026: Sebastian Ofner feston para kohe para humbjes ndaj Nishesh Basavareddy në raundin e kualifikimeve

Propozimi për të pezulluar pjesërisht përfshirjen e Izraelit në programin gjigant të kërkimeve Horizon do të diskutohet nga 27 vendet anëtare të BE-së të martën.

Një pezullim i tillë kërkon miratimin e shumicës së shteteve anëtare në mënyrë që të hyjë në fuqi.

BE-ja ka hasur vështirësi në marrjen e masave lidhur me konfliktin në Gaza, pasi është e ndarë mes përkrahësve të Izraelit dhe atyre që kanë qëndrim më të favorshëm ndaj palestinezëve.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas, këtë muaj paraqiti një sërë opsionesh për të ndëshkuar Izraelin, pasi ky i fundit u gjet fajtor për shkelje të marrëveshjes së bashkëpunimit me BE-në mbi baza të të drejtave të njeriut.

Brukseli po ashtu tha se kishte arritur një marrëveshje me Izraelin për të rritur qasjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Teksa BE-ja thotë se Izraeli ka ndërmarrë disa hapa për të zbatuar premtimet për rritjen e ndihmës humanitare, ende mbetet shumë për të bërë.

Pezullimi i pjesshëm i qasjes në programin Horizon është një nga masat më të kufizuara që Brukseli mund të ndërmarrë.

Por diplomatët dhe zyrtarët theksojnë se kjo lëvizje është një hap i parë për t’i sinjalizuar Izraelit se blloku është i gatshëm të ndërmarrë masa, nëse situata në Gazë nuk përmirësohet.

Brukseli tha se propozimi do të nënkuptonte ndalimin e qasjes në financim për “start-up”-et izraelite që veprojnë në fusha si teknologjia e dronëve, siguria kibernetike dhe inteligjenca artificiale.

Në vitin 2024, Izraeli ishte ndër tre vendet kryesore me numrin më të madh të kompanive që garonin për fonde, krahas Gjermanisë dhe Francës.

Me mbi 2 milionë banorë të Gazës që përballen me uri dhe kequshqyerje, Izraeli iu nënshtrua presionit ndërkombëtar gjatë fundjavës dhe njoftoi një “pauzë taktike” ditore në luftime në disa zona.

Të hënën, kamionë me ushqim arritën te banorët e uritur të Gazës pasi Izraeli premtoi të hapë korridore të sigurta për ndihma, por agjencitë humanitare paralajmëruan se nevojiten sasi shumë më të mëdha për të shmangur urinë masive./REL

Nga Kategoria

Bota

Australian Open: Goditja e milion dollarëve nga amatori Jordan Smith shpërthen në mes të yjeve botërorë

14 Janar, 2026
Bota

Australian Open 2026: Sebastian Ofner feston para kohe para humbjes ndaj Nishesh Basavareddy në raundin e kualifikimeve

14 Janar, 2026
Bota

Kreu i anketës thotë se është kërcënuar për shpalljen e rezultateve

14 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Xabi Alonso'nun görevden alınması, Hansi Flick: Çok yakında yeni bir proje olacak; kulüplerin antrenörlere güvenmesi gerekiyor...

Xabi Alonso’nun görevden alınması, Hansi Flick: Çok yakında yeni bir proje olacak; kulüplerin antrenörlere güvenmesi gerekiyor…

14 Janar, 2026

Australian Open: Goditja e milion dollarëve nga amatori Jordan Smith shpërthen në mes të yjeve botërorë

14 Janar, 2026

Burgu i Burrelit/ Kontroll urgjent në qelinë e pjesëtarit të “Bandës së Babagjyshëve” pas audioregjistrimit të publikuar në Instagram

14 Janar, 2026
Çantat YVS nga 2020 që do t'i rikthehen modës në 2026!

Çantat YVS nga 2020 që do t’i rikthehen modës në 2026!

14 Janar, 2026
Donin një ‘qitës’/ Çopjat kishin planifikuar lirimin e Altin Ndocit nga burgu me çdo çmim, zbulohet biseda në Sky ECC

Donin një ‘qitës’/ Çopjat kishin planifikuar lirimin e Altin Ndocit nga burgu me çdo çmim, zbulohet biseda në Sky ECC

14 Janar, 2026

“Fantazma’ që tmerroi Prishtinën, Arian Agushi zbulon identitetin e vërtetë?!

14 Janar, 2026
FSHF-ja shpall datën; Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore do të zhvillohet më 16 shkurt

FSHF-ja shpall datën; Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore do të zhvillohet më 16 shkurt

14 Janar, 2026

Ngjela: Kam paguar 6 mijë euro për të ndryshuar zërin, ta bëj sa më erotik

14 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.