• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 18 Shtator, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

BE përballet me kritika pas marrëveshjes tregtare me SHBA

28 Korrik, 2025
tek Analizë, Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Një luftë tregtare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duket se është shmangur, por BE-ja ka dalë e dëmtuar dhe marrëdhëniet transatlantike mbeten të paparashikueshme. Këto janë përfundimet kryesore pas arritjes së marrëveshjes për një kornizë tregtare ndërmjet Brukselit dhe Uashingtonit, në Skoci, më 27 korrik.

Mund të thuhet se ka një ndjesi lehtësimi, por jo festë të vërtetë, pas marrëveshjes mes dy ekonomive më të mëdha në botë, një partneritet që gjeneron mbi 1.7 trilion dollarë tregti në vit. Tarifat e gjera prej 30% që SHBA-ja kishte planifikuar të vendoste mbi të gjitha produktet e BE-së duke filluar nga 1 gushti, janë hequr nga tryeza, po ashtu edhe paketa hakmarrëse e BE-së prej 93 miliardë eurosh që pritej të zbatohej një javë më pas.

Në vend të kësaj, është arritur një marrëveshje që në pamje të parë anon dukshëm në favor të Shteteve të Bashkuara. Në vend të tarifës 30%, Brukseli pranoi një tarifë prej 15% për shumicën e produkteve – nga makinat, te gjysmëpërçuesit dhe barnat. Çeliku dhe alumini do të vazhdojnë të taksohen me 50%, edhe pse do të vendoset një sistem kuotash që do të lejojë që disa produkte të tregtohen nën nivelin e tarifës.

Lexo edhe:

Fluturimet, trenat, metrot: Si do të ndikojë greva në të gjithë Francën në udhëtimet këtë të enjte?

BE shqyrton pezullimin e privilegjeve tregtare me Izraelin, masë që mund të kushtojë 227 milionë euro në vit

Përveç kësaj, presidenti amerikan, Donald Trump, siguroi edhe një marrëveshje që obligon BE-në të blejë energji amerikane në vlerë prej 750 miliardë dollarësh gjatë tre vjetëve të ardhshëm, kryesisht gaz natyror të lëngshëm (LNG), dhe të investojë edhe 600 miliardë dollarë të tjerë në SHBA, përveç blerjeve të produkteve energjetike.

Duke qenë se BE-ja ka premtuar se do t’i japë fund importit të energjisë ruse deri në fund të vitit 2027, blerja e më shumë LNG-je shihet si një veprim i arsyeshëm nga këndvështrimi evropian, ndonëse blloku do të kërkojë edhe alternativa të tjera në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Norvegji.

Nga ana tjetër, SHBA-ja ofroi pak ose aspak lëshime në këmbim, duke shkaktuar reagime të ashpra në disa vende evropiane që e quajtën marrëveshjen “dorëzim” dhe “nënshtrim”. Në fillim të muajit, BE-ja ishte pranë një marrëveshjeje për një tarifë bazë 10%, që përbënte gjithsesi një rritje krahasuar me mesataren prej 4.8% përpara mandatit të dytë të Trumpit. Por lëvizja befasuese e Shtëpisë së Bardhë më 12 korrik për tarifa 30% i zhbëri të gjitha gjasat për një marrëveshje më të shpejtë dhe më të favorshme për Brukselin.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, me një fytyrë të zbehtë, tha pas negociatave direkte me Trumpin në Skoci se kjo marrëveshje “sjell stabilitet dhe parashikueshmëri”. Një diplomat i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se von der Leyen thjesht bëri “më të mirën nga një situatë e tmerrshme, duke pasur parasysh që po merrej me dikë që ishte i gatshëm ta thyente gjithçka përpara”.

Në fund, Trump e dinte që kishte epërsinë dhe se Brukseli nuk kishte vullnet për të reaguar fort. Një zyrtar evropian me njohuri mbi negociatat tha se Uashingtoni e kuptoi mirë që vendet e krahut lindor të BE-së besonin se acarimi me SHBA-në do të kishte “pasoja serioze”, edhe pse Trump thuhet se kurrë nuk kërcënoi me tërheqjen e trupave amerikane nga rajoni. Ai, gjithashtu, e dinte që irlandezët donin të mbronin eksportin e barnave, francezët tregtinë e alkoolit dhe gjermanët qasjen në tregun amerikan për makinat e tyre – të njëjtën që u ishte ofruar japonezëve në një marrëveshje SHBA-Japoni disa ditë më herët. “Ai thjesht i kuptoi dobësitë tona”, siç e tha zyrtari.

Në letër, tani duket se Shtetet e Bashkuara e kanë Evropën aty ku duan – jo vetëm në tregti. Në samitin e NATO-s në Hagë më herët këtë vit, aleatët evropianë dhe Kanadaja u zotuan të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5% deri në vitin 2034, dhe më pas ranë dakord që po të njëjtat vende të blejnë armë amerikane për t’i dërguar në Ukrainë.

Por, një vështrim më i afërt i këtyre marrëveshjeve zbulon shumë të çara. Për sa i përket mbrojtjes, vetëm 3.5% e kësaj shume do të shpenzohet për pajisje ushtarake “të rënda”, dhe shumë vende tashmë kanë pranuar se do ta kenë të vështirë të arrijnë këtë përqindje. Ideja për të blerë armë amerikane për t’ia dërguar Ukrainës nuk është e re – dhe ndonëse ekziston vullneti, problemi është kapaciteti i kufizuar aktual i prodhimit në Perëndim dhe zinxhirët e furnizimit që janë tashmë të mbingarkuar.

Edhe marrëveshja tregtare përfshin përjashtime dhe përkufizime të shumta. Duhet kujtuar se kjo është vetëm një marrëveshje kornizë dhe detajet e saj vendimtare do të negociohen në javët në vijim. Brukseli dhe Uashingtoni kanë rënë tashmë dakord për tarifa zero mbi avionët, gjysmëpërçuesit, lëndët e para kritike, si dhe disa produkte kimike e bujqësore. Pritet që lista e produkteve me përjashtime të zgjerohet edhe më shumë – veçanërisht pas një fushate lobimi të shtuar nga të dy anët e Atlantikut./ REL

Nga Kategoria

Bota

Fluturimet, trenat, metrot: Si do të ndikojë greva në të gjithë Francën në udhëtimet këtë të enjte?

17 Shtator, 2025
Bota

BE shqyrton pezullimin e privilegjeve tregtare me Izraelin, masë që mund të kushtojë 227 milionë euro në vit

17 Shtator, 2025
Bota

Raporti i Audituesve për Kryerjen e Barnave në BE Arrin Nivel Rekord të Mungesave

17 Shtator, 2025

Na ndiqni

Të fundit

“Duhet të përmirësojmë fabrikën” – Luis Robles i MLS NEXT zbulon planin për zhvillimin e futbollit të rinisë amerikane.

17 Shtator, 2025
Kampionët/ Shfaqje e jashtëzakonshme edhe në natën e dytë, suksese për ekipet "Big". Bayerni triumfon ndaj Chelseat, Liverpooli shpëton falë Van Dijk, ndërsa Inter dhe PSG fitojnë tri pikë.

Liga e Kampioneve/ Shfaqje e jashtëzakonshme dhe suksese për ekipet “Big”. Bayerni triumfon ndaj Chelseat, Liverpooli shpëton falë Van Dijk, ndërsa Inter dhe PSG fitojnë tri pikë

17 Shtator, 2025

Alan Shearer paralajmëron Barcelonën: “Në St. James’ Park nuk do ta keni të lehtë”

17 Shtator, 2025

A do t’i nevojiten përsëri çizmet e reja Manchester United? Marc Skinner thotë se “gjithçka është në rregull” pas dështimit në Ligën e Kampioneve për Femra në Norvegji.

17 Shtator, 2025

Fluturimet, trenat, metrot: Si do të ndikojë greva në të gjithë Francën në udhëtimet këtë të enjte?

17 Shtator, 2025
Avokatët e Erion Veliajt flasin në Top Story: Ja arsyet pse kryebashkiaku nuk mund të largohet.

Avokatët e Erion Veliajt flasin në Top Story: Ja arsyet pse kryebashkiaku nuk mund të largohet.

17 Shtator, 2025

‘Nëse Kupa e Botës do të zhvillohej sot, nuk do të shkoja’ – Obed Vargas i Seattle Sounders pranon se nuk ka pasur kontakt me trajnerin e Meksikës, Javier Aguirre

17 Shtator, 2025

BE shqyrton pezullimin e privilegjeve tregtare me Izraelin, masë që mund të kushtojë 227 milionë euro në vit

17 Shtator, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.