Bayern Munich duket se ka gjetur më në fund atë që do jetë pasardhësi i Manuel Neuer për portën e bavarezëve. The Mirror raporton se Bayern do të transferojë portierin e Brighton, Bart Verbruggen.
Është vetë trajneri i Bayern, Vincent Kompany, që ka zgjedhur si pasues të Neuer, holandezin Bart Verbruggen, të cilin e njeh mirë që nga koha kur drejtonte Anderlecht.
Për të bindur Brighton, bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë 50 milionë euro për holandezin, i cili është vetëm 22 vjeç dhe konsiderohet si një portier me të ardhme të madhe.
Edhe pse Neuer rinovoi deri në qershor të vitit 2026 me Bayern, drejtuesit e klubit bavarez kanë filluar që tani nga puna për të siguruar pasardhësin e tij, që në këtë rast është kërkesë me çdo kusht e vetë trajnerit Kompany.