• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Bardhi publikon pjesë nga dosja e AKSHI-t: Rama ka rënë në rrjetë!

21 Dhjetor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar lidhur me akuzat për korrupsion që, sipas tij, rëndojnë mbi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar largimin e tij të menjëhershëm si “shpëtimin e vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Duke nxjerrë materiale nga dosja hetimore e AKSHI-t, Bardhi thekson se ‘kjo dosje provon se skema korruptive e ndjekur është identike me atë që kemi parë edhe në çështjet e tjera.

Paracaktim i kritereve, paracaktimi i fitueseve, dyfishimi i fondit limit, ndarja e parave mes kompanisë fituese dhe autoritetit që përcakton fituesin. Sepse korrupsioni nuk është një akt i izoluar i Belinda Ballukut apo dikujt tjetër, por skemë qeverisjeje e Edi Ramës’.

Lexo edhe:

Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni protestën e PD

“Djalë shembullor dhe i dashur,” ndahet nga jeta infermieri i QSUNT

Duke iu referuar SPAK-ut, Bardhi deklaron se vetëm për një periudhë 9-mujore, nga 11 dhjetori 2024 deri më 26 shtator 2025, përmes kësaj skeme dhe vetëm nga fondet e AKSHI-t, Ergys Agasi ka përfituar 30.2 milionë euro. Sipas tij, këto përfitime lidhen me një tender sekret me fond limit prej 60 milionë eurosh.

“Kjo nuk është vjedhje. Ky është genocid ndaj Buxhetit të Shtetit”, deklaron Bardhi.

Reagimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi

Nga “Palloshi i gjatë” i Belinda Ballukut, tek “Kapo” i Ergys Agasit! Edi Rama ka rënë në rrjetë dhe është në hall të madh. Largimi i tij i menjëhershëm është shpëtimi i vetëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai ka kryer genocid ndaj Buxhetit të Shtetit dhe parave të qytetarëve shqiptarë!

Dosja e AKSHI-t provon se skema korruptive e ndjekur është identike me atë që kemi parë edhe në çështjet e tjera. Paracaktim i kritereve, paracaktimi i fitueseve, dyfishimi i fondit limit, ndarja e parave mes kompanisë fituese dhe autoritetit që përcakton fituesin. Sepse korrupsioni nuk është një akt i izoluar i Belinda Ballukut apo dikujt tjetër, por skemë qeverisjeje e Edi Ramës.

Logjika që ndiqet është se, nëse shërbimi kushton 2 milion, fondi limit bëhet 4 milion. Pra, taksa e korrupsionit merret po nga paratë e Buxhetit të Shtetit, jo nga vlera e fitimit të kompanive private.

Sipas SPAK-ut vetëm për 9 muaj, për periudhën 11.12.2024-26.9.2025, përmes kësaj skeme, vetëm nga fondet e AKSHI-t, Ergys Agasi, krahu i djathtë i lidhjeve me krimin e organizuar i Edi Ramës, ka përfituar plot 30.2 milion euro. Po po, 30.2 milion euro për 9 muaj ka përfituar taksë korrupsioni vetëm nga AKSHI, për një tender sekret që fondin limit ia kanë caktuar 60 milion euro.

Kjo nuk është vjedhje! Ky është genocid ndaj Buxhetit të Shtetit. Prandaj nuk kanë fonde për të rritur pensionet dhe pagat. Prandaj nuk kanë fonde për t’u dhënë punonjësve të shtetit shpërblim për fundvit, prandaj s’kanë fonde për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Këta nuk janë Qeveri. Këta janë një bandë që ka marrë peng vendin përmes një Kryeministri të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, që ndryshe nga Belinda Balluku që e quante “Palloshi i gjatë”, Ergys Agasi e respektonte dhe e quante “Kapo”! Prandaj, ka nisur pengimin e drejtësisë, sepse e ka kuptuar që ka rënë në rrjetën e drejtësisë, në mos si “Palloshi i gjatë”, ka rënë si “Kapo”!

Nga Kategoria

Aktualitet

Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni protestën e PD

27 Shkurt, 2026
Aktualitet

“Djalë shembullor dhe i dashur,” ndahet nga jeta infermieri i QSUNT

27 Shkurt, 2026
Kryesore

Goditet rrjeti i drogës në Spanjë, 8 shqiptarë në pranga

27 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

28 Shkurt, 2026

“Ndonjëherë duhet ta përdorësh forcën”/ Çfarë paralajmëron Trump për Iranin

27 Shkurt, 2026

Babai i Selin mesazh me dron të bijës, ja çfarë shkruhej

27 Shkurt, 2026

Ambasada amerikane paralajmëron qytetarët e saj: Shmangni protestën e PD

27 Shkurt, 2026

“Djalë shembullor dhe i dashur,” ndahet nga jeta infermieri i QSUNT

27 Shkurt, 2026

“Shoferi humbi vetëdijen dhe…”/ Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Milano

27 Shkurt, 2026

Starmer rrezikon postin e kryeministrit, pëson humbjen e madhe në zgjedhjet e pjesshme

27 Shkurt, 2026

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet autori i dyshuar,

27 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.