FC Barcelona dhuroi një nga paraqitjet më të fuqishme të sezonit në UEFA Champions League, duke mposhtur Newcastle United me rezultatin e thellë 7-2 dhe duke siguruar kualifikimin në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 8-3.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, teksa Raphinha zhbllokoi rezultatin që në minutën e 6-të. Anglezët reaguan me Anthony Elanga, i cili barazoi dhe më pas riktheu ekuilibrin edhe pas golit të Marc Bernal. Pjesa e parë u mbyll 3-2 për katalanasit falë një penalltie të kthyer në gol nga Lamine Yamal.
Në pjesën e dytë, Barcelona dominoi plotësisht. Fermín López shënoi menjëherë në fillim pas një aksioni model, ndërsa protagonisti i zakonshëm Robert Lewandowski realizoi dy gola duke çuar rezultatin në 6-2. Festa u vulos nga sërish Raphinha, që shënoi golin e shtatë në minutën e 72-të.
Megjithatë, jo gjithçka ishte perfekte për Barcelonën, pasi Eric García dhe Joan García u detyruan të linin fushën për shkak dëmtimesh.
Me këtë fitore bindëse, Barcelona dërgon një mesazh të fortë për rivalët dhe pret në çerekfinale fituesin e çiftit mes Atlético Madrid dhe Tottenham Hotspur.











