Barcelona fitoi 4-3 në fushën e saj ndaj Celta Vigo, ku katalanasit fituan në frymën e fundit pas një përmbysjeje spektakolare. Megjithatë, kjo fitore nuk ka kaluar pa pasoja për katalanasit.
Në minutën e 78-të, Robert Lewandowski la fushën e lojës i dëmtuar dhe në vendin e tij u aktivizua Gavi. Mediat spanjolle bëjnë me dije se polaku ka pësuar një lëndim muskulor dhe sipas të gjitha gjasave nuk do jetë i gatshëm për finalen e Kupës së Mbretit, të shtunën e ardhshme ndaj Realit.
Edhe pse nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim serioz, por sulmuesi polak do mungojë të paktën 1 javë, ndaj dhe mungesa në “El Clasico” duket e sigurt. Gjithsesi, katalanasit shpresojnë që Lewandowski të rikuperohet plotësisht dhe të jetë titullar në dy sfidat gjysmëfinale në Champions League ndaj Interit.