• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 5 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Banorët e Kaçinarit protestë para Prokurorisë: Kallëzimi ndaj HEC-eve nuk u hetua, u zhdukën dokumentet

17 Korrik, 2025
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetëra banorë të fshatrave të Kaçinarit në Mirditë protestuan të enjten kundër pushimit të hetimeve për HEC-et e parashikuara në zonë dhe për disa minuta bllokuan hyrjen e institucionit. Ata akuzojnë Prokurorinë se nuk ka kryer hetime dhe ka zhdukur dokumente.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas banorëve, vendimi për pushimin e hetimeve është absurd, pasi koncesioni ka probleme të shumta ligjore që duhej të ishin hetuar.

“Kemi pritur 6 vite dhe asnjë hetim nuk është bërë. Madje Prokuroria ka zhdukur edhe shumë dokumente që ne, si komunitet, i kemi vënë në dispozicion,” tha Tonin Beqiri, banor i Kaçinarit.

Lexo edhe:

“Krishi u ngjall!” Qindra besimtarë të krishterë mblidhen në vigjilje të Pashkës

Rritet çmimi i gazit, shqiptarët përballen me kosto më të larta

Ai shtoi se vetëm dy persona, banorë të zonës, rezultojnë në letra si mbështetës të ndërtimit të HEC-eve, por sipas tij, të dy këta firmëtarë, edhe pse me origjinë nga zona, nuk jetojnë fare në Shqipëri. “Është absurditet që institucionet janë bërë palë me këtë paligjshmëri, por ne nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse të bëjmë vetëgjyqësi,” tha Beqiri.

Një tjetër protestues u ankua se kompania, me mbështetjen e Policisë së Shtetit, po ushtron presion në zonë për të detyruar banorët të tërhiqen. “Përveç punimeve që kanë nisur prej disa kohësh, ata po ushtrojnë edhe terror në zonë, me mbështetje të Policisë së Shtetit. Ju bëj thirrje të heqin dorë nga Kaçinari, pasi nuk do lejojmë zbatimin e këtyre projekteve,” tha banori.

Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati i banorëve, Marash Logu, i cili deklaroi se koncesioni është i mbushur me shkelje dhe duhej hetuar me përparësi nga organet kompetente. “Këto projekte kanë ndikim shumë negativ në zonën e Kaçinarit dhe ky koncesion ka probleme të shumta ligjore,” tha Logu.

Ai shtoi se Prokuroria duhet të kishte hetuar, pasi edhe gjykata i ka caktuar dy herë detyra për të vepruar, por asgjë nuk është bërë.

“Është absurditet që kjo çështje të pushohet, në një kohë kur janë konsumuar vepra penale nga institucionet e shtetit dhe individë të tjerë,” tha ai.

Prokuroria njoftoi të mërkurën pushimin e hetimeve. Në njoftim thuhet se hetimet kishin nisur pas kallëzimit të banorëve të zonës, të cilët pretendonin se në këtë proces kishte elementë të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, por pas një shqyrtimi të plotë të dokumentacionit ligjor dhe teknik, nuk janë konstatuar shkelje të ligjit dhe procedurat janë ndjekur në përputhje me rregulloret përkatëse.

Ndërkohë, mësohet se kompania koncesionare “Shpërdhaza Energji” ka depozituar një kallëzim penal në Prokurori dhe një padi civile në gjykatë ndaj dy individëve, të cilët i konsideron si organizatorët kryesorë të fushatës kundër projektit. Këta persona akuzohen nga kompania për shpifje dhe përhapje të informacionit të rremë me qëllim deformimin e opinionit publik dhe pengimin e një projekti të ligjshëm, të miratuar nga institucionet përkatëse.

Koncesioni për ndërtimin e 4 HEC-eve të vogla në zonën e Kaçinarit në Mirditë është dhënë në vitin 2018 dhe, pas rinovimit të lejeve, kompania “Shpërdhaza Energji” ka nisur punimet në terren për zbatimin e projekteve, sipas planit dhe në përputhje me lejet dhe miratimet ligjore./BIRN

Nga Kategoria

Aktualitet

“Krishi u ngjall!” Qindra besimtarë të krishterë mblidhen në vigjilje të Pashkës

5 Prill, 2026
Aktualitet

Rritet çmimi i gazit, shqiptarët përballen me kosto më të larta

4 Prill, 2026
Aktualitet

Vajza hedh nënën nga shkallët dhe arratiset, shpallet në kërkim

4 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Muriqi shpërthen në lot pas golit ndaj Real Madrid: “Dukem i fortë, por në fund jam njeri si të gjithë”

5 Prill, 2026

Chivu për Bastoni: “Tri ditë para se të luante me Italinë ishte me paterica”

5 Prill, 2026

“Krishi u ngjall!” Qindra besimtarë të krishterë mblidhen në vigjilje të Pashkës

5 Prill, 2026

Arsenal humbet një tjetër trofe, Southampton shkon në gjysmëfinale

5 Prill, 2026

Lewandowski i jep Barçës një fitore që mund të vlejë titullin në La Liga

5 Prill, 2026

Erdogan dhe Zelensky u takuan në Stamboll, ja çfarë u diskutua

4 Prill, 2026

NATO feston 77-vjetorin mes krizës ekzistenciale dhe konflikteve globale

4 Prill, 2026

Witkoff dhe Kushner vizitë urgjente në Kiev pas Pashkëve! Do tentojnë të rikthejnë bisedimet për paqe

4 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.