• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 17 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Banka e Shqipërisë: Vlera e pagesave me kartë u rrit me 30% vitin e kaluar

18 Shkurt, 2025
tek Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Pagesat me kartë bankare regjistruan përsëri një rritje të fortë vitin e kaluar dhe prekën vlerat më të larta historike në numër dhe në vlerë transaksionesh. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2024, pagesat me kartë në terminalet POS (pikat elektronike të shitjes) arritën në pothuajse 19.6 milionë, me një rritje prej 35% krahasuar me një vit më parë. Në vlerë transaksionesh, pagesat me kartë vitin e kaluar arritën në 64.1 miliardë lekë, 30% më shumë krahasuar me vitin 2023.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Për vitin 2024, volumi i pagesave në terminale POS përbënte 16% të vlerës totale të veprimeve me karta, nga 14.5% që kishte qenë pesha e këtyre veprimeve një vit më parë. Pagesat me kartë në vitet e fundit janë nxitur sidomos nga shtimi i numrit të turistëve të huaj. Kërkesa nga turistët e huaj për të paguar me kartë ka shtyrë një numër më të madh biznesesh të pranojnë pagesa me këto instrumente. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i terminaleve POS për pranimin e pagesave me kartë në fund të vitit të kaluar arriti shifrën rekord prej në 24 470, në rritje me 27.6% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa numri i kartave bankare aktive të lëshuara nga sektori bankar shqiptar arriti në 1.51 milionë, në rritje me 5.6% krahasuar me një vit më parë. Numri i kartave të debitit arriti në 1.32 milionë, në rritje vjetore me 6.7%. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën pothuajse 88% të numrit të përgjithshëm të kartave bankare. Karta e debitit është një instrument bazë pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve. Ndërkohë, viti 2024 dhe tremujori i fundit solli rënie në segmentin e kartave të kreditit. Në fund të vitit të kaluar, sektori bankar raportonte pak më shumë se 113 mijë karta krediti aktive, me një rënie vjetore prej 5.3%.

Lexo edhe:

Çfarë shërbimesh ofrojnë qarqet në vend? Ekspertja: Janë jashtë funksionit

Goditje për Mercedes, bie me 50% fitimi i prodhuesit gjerman të makinave

Me gjithë rritjen e shpejtë të pagesave me kartë në vitet e fundit, edhe me shtysën e turizmit, sërish vlerësohet se ekonomia shqiptare karakterizohet nga një shkallë e lartë e përdorimit të parasë cash, fenomen i lidhur me informalitetin dhe evazionin fiskal, shkallën e edukimit financiar, por pjesërisht edhe me kostot që bartin për tregtarët skemat e pagesës me kartë. Në muajin janar, Banka Qendrore të vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan me Bankën e Italisë marrëveshjen e bashkëpunimit mbi nisjen e projektit për krijimin e sistemit të pagesave të shpejta në vendet e Rajonit.

Marrëveshja e bashkëpunimit parashikon që Banka e Italisë të ofrojë një sistem pagesash të shpejta të bazuar në një kopje të shërbimit TIPS, e cila është platforma europiane për shlyerjen e pagesave në kohë reale. Platforma e re, e cila do të jetë funksionale brenda 18 muajve nga nisja e punës (e planifikuar për javët e ardhshme) do të mundësojë kryerjen e pagesave në të gjitha monedhat e vendeve pjesëmarrëse.

Sistemi i pagesave të shpejta pritet të sjellë një alternativë më të lirë dhe më të shpejtë për pagesat nga konsumatori te biznesi dhe për të rritur nivelin e përdorimit të pagesave elektronike. Sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë, përdorimi i pagesave të shpejta mund t’i kursejë qytetarëve, bizneseve, aktorëve të tregut dhe ekonomisë shqiptare, rreth 35 – 40 miliardë lekë.

Adoptimi i një sistemi pagesash të shpejta sjell një sërë përfitimesh në nivel kombëtar, duke filluar me nxitjen e efikasitetit të ekonomisë, rritjen e përfshirjes financiare dhe reduktimin e ekonomisë informale. Sipas parashikimeve të Bankës së Shqipërisë, sistemi i pagesave të shpejta do të sjellë një rritje drastike të pagesave elektronike në tregun shqiptar./ Monitor

Nga Kategoria

Ekonomi

Çfarë shërbimesh ofrojnë qarqet në vend? Ekspertja: Janë jashtë funksionit

15 Shkurt, 2026
Bota

Goditje për Mercedes, bie me 50% fitimi i prodhuesit gjerman të makinave

12 Shkurt, 2026
Ekonomi

Kush po e ul Euron? Turizmi sipas ekspertëve, paratë e pista sipas qytetarëve

10 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

epa01638359 A Kosovo Albanian girl is holding a Kosovo flag as Kosovo Albanians take to the streets to mark the first anniversary of their declaration of independence from Serbia in Pristina, Kosovo on 17 February 2009. Kosovo declared independence on 17 February 2008. Recognised as independent by more than 50 countries including the United States and most EU states, but not recognised by others including Russia, China and Serbia, Kosovo's political stability is precarious.  EPA/ERMAL META

18 vjet shtet, Kosova feston Ditën e Pavarësisë

17 Shkurt, 2026
Sulm me thikë në Sidnei: një person humb jetën, dy të tjerë lëndohen

Sulm me thikë në Sidnei: një person humb jetën, dy të tjerë lëndohen

17 Shkurt, 2026

Monako kundër Paris Saint-Germain: Si të ndiqni ndeshjen online, transmetimi live, kanalet televizive dhe koha e fillimit.

17 Shkurt, 2026

Fëmijët francezë të ekspozuar ndaj niveleve të larta të metaleve të rënda toksike në ushqime të përditshme, tregon një studim. Një studim i ri në Francë paralajmëron se fëmijët përballen me nivele të larta të metaleve të rënda dhe akrilamides përmes ushqimeve të zakonshme si drithërat, ëmbëlsirat, buka dhe peshku.

17 Shkurt, 2026

“Çfarë befasi!” – Ryan Reynolds dhe Hugh Jackman të mahnitur pasi Wrexham mori një tërheqje fantastike në FA Cup ndaj Chelsea-s.

17 Shkurt, 2026

Dana Eden, bashkë-krijuese e shfaqjes së njohur të spiunazhit ‘Tehran’, e gjetur e vdekur në një hotel në Athinë Megjithë thashethemet për një “vdekje të lidhur me krimin apo nacionalizmin”, kompania ndërkombëtare e prodhimit Donna dhe Shula Productions ka hedhur poshtë spekulimet mbi vdekjen e papritur të Dana Eden.

17 Shkurt, 2026

“Jam shumë i penduar dhe fajtor” – Oleksandr Zinchenko i shkatërruar flet pas të lënduarit që i mbyll sezonin ish-yllit të Arsenalit.

17 Shkurt, 2026

Bisedimet për paqe, raundi i tretë: Temat kyçe të takimit Ukrainë-SHBA-Rusi në Gjenevë

17 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.