Po mbahet në Gjykatën Kushtetuese seanca për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku po shqyrtohet ankimi i kryeministrit Edi Rama pas pezullimit të Ballukut me vendim të GJKKO.
Këshilli i Ministrave po përballet me dy prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Si palë të interesuara kanë dërguar përfaqësues edhe Presidenca dhe Kuvendi. Ndërkohë, GJKKO nuk ka dërguar përfaqësues me argumentin se pjesëmarrja e tyre si palë do cenonte parimin e ndarjes së pushteteve.
Kuvendi, në qëndrimin e tij drejtuar Gjykatës Kushtetuese, vlerëson se vendimi i GJKKO-së për pezullimin e ministres Belinda Balluku është nxjerrë në kundërshtim me ndalimet kushtetuese. Sipas Kuvendit, neni 103, pika 3 e Kushtetutës parashikon se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e një deputeti, i cili nuk mund të ndalohet, arrestohet apo pengohet në ushtrimin e detyrës pa pëlqimin e Kuvendit.
Duke theksuar se deputeti ushtron një mandat të dhënë drejtpërdrejt nga zgjedhësit dhe përfaqëson vullnetin e popullit, Kuvendi argumenton se çdo pezullim nga detyra përbën ndërhyrje në këtë mandat. E njëjta logjikë, sipas Kuvendit, zbatohet edhe për ministrin, i cili megjithëse nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, e merr legjitimitetin e tij përmes miratimit parlamentar të dekretit të emërimit, duke krijuar kështu një lidhje kushtetuese midis vullnetit popullor dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave.
Kuvendi: Kuvendi vlerëson se vendimi i GJKKO për të pezulluar Ballukun është nxjerrë në kushtet e ndalimit Kushtetues. Neni 103 pika 3 parashikon se anëtarët e Këshillit të ministrave gëzojnë imunitetin e një deputeti. Deputeti nuk mund të ndalohet, arrestohet, të pengohet të ushtrojë detyrat e tij pa pëlqimin e Kuvendit. Deputeti përfaqëson vullnetin e popullit dhe ushtron një mandat i cili është dhënë nga zgjedhësit. Pezullimi i tij nga detyra do të përbënte një ndërhyrje në këtë mandat. E njëjta logjikë zbatohet dhe për ministrin. Dekreti i emërimit të ministrit shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi, ky shqyrtim krijon lidhjen ndërmjet vullnetit popullor dhe përbërjes së Këshiullit të Ministrave. Edhe pse ministri nuk zgjidhet nga populli, ai merr legjitimitetin e tij nga Kuvendi.











