Një çift në Wirral të Anglisë është dënuar për vrasjen e djalit të tyre tre muajsh, Miguel Pirjani, një rast që ka tronditur opinionin publik.
Foshnja u gjet pa shenja jete në nëntor të vitit 2024, pasi shërbimet emergjente u thirrën në banesën e familjes. Prindërit, Klevi dhe Nivalda Pirjani, kishin deklaruar fillimisht se fëmija kishte humbur jetën.
Megjithatë, ekzaminimet mjekësore zbuluan se Migel kishte pësuar një frakturë të kafkës dhe dhjetëra lëndime të tjera trupore gjatë javëve para vdekjes. Foshnja ndërroi jetë pesë ditë më vonë në spital.
Pas gjykimit të zhvilluar në tetor, Klevi Pirjani, 37 vjeç) shtetas shqiptar, dhe Nivalda Santos Pirjani, 35 vjeçe, shtetase portugeze, u shpallën fajtorë për vrasje, shkaktim ose lejim të vdekjes së një fëmije, si dhe për lëndime të rënda trupore.
Gjykata në Liverpool dënoi Klevi Pirjanin me 19 vjet burg, ndërsa Nivalda Santos Pirjani me 15 vjet e tre muaj burgim.











