• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 9 Gusht, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Avokatura e Shtetit del me deklaratë zyrtare dhe shpjegon ndërhyrjen policore në ambientet e News 24

9 Gusht, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Televizioni më i madh informativ në Shqipëri, News 24 nuk transmeton më prej mëngjesit të kësaj të shtune, datë 9 Gusht, pasi njësi të mëdha policore kanë zbarkuar në godinat e medias dhe nuk kanë lejuar gazetarët të nisin punën. Gjithashtu, është ndërprerë forcërisht energjia elektrike dhe sinjali.

Avokatura e Shtetit informon se në përfundim të proceseve gjyqësore të zhvilluara me Shoqërinë “Fokus Media News”, lidhur me ambientet në pronësi shtetërore pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve”, sot kanë nisur procedurat për marrjen e pronës në dorëzim.

Sipas institucionit, shoqëria private ka pasur kontratë qiraje me shtetin për përdorimin e këtyre ambienteve, por prej tre vitesh ajo kishte përfunduar dhe palët ishin në gjyq.

Lexo edhe:

Tre persona rrahin Shpat Kasapin dhe të afërmin e tij në mbrëmjen festive

Nga lagjet komunale të Londrës te luksin e Dubait, Daily Mail flet për grupin “Hellbanianz”

“Që prej vitit 2022, çështja është shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit – Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë – dhe ka përfshirë gjithashtu katër vendime mbi masa sigurimi. Vendimi më i fundit, i datës 14 korrik 2025, i dhënë nga Gjykata e Apelit Administrativ me trup gjykues prej tre gjyqtarësh, ka konfirmuar detyrimin për lirimin e menjëhershëm të ambientit”, njofton Avokatura e Shtetit.

Deklarata e plotë – Avokatura e Shtetit, datë 9 Gusht 2025

Në përmbushje të misionit të saj kushtetues dhe ligjor për mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë, Avokatura e Shtetit informon opinionin publik mbi ecurinë dhe përfundimin e proceseve gjyqësore të zhvilluara me Shoqërinë “Fokus Media News”, lidhur me ambientet në pronësi shtetërore pranë ish-“Uzinës së Pjesëve të Këmbimit të Automjeteve”, në zonën kadastrale nr. 8170, të mbajtura pa titull ligjor prej më shumë se tre vitesh, pas përfundimit të kontratës së qirasë.

Me përfundimin e kontratës më datë 22 maj 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka komunikuar zyrtarisht shoqërisë kërkesën për lirimin e ambienteve brenda datës 25 korrik 2022, në përputhje me afatet kontraktuale.

Pavarësisht këtij njoftimi, subjekti nuk ka kryer dorëzimin vullnetar të pronës, por ka vijuar ta mbajë atë në kundërshtim me ligjin, duke iniciuar procese gjyqësore dhe duke kërkuar masa të përkohshme sigurimi me qëllim pengimin e ekzekutimit të detyrimit.

Që prej vitit 2022, çështja është shqyrtuar në të gjitha shkallët e gjyqësorit – Gjykata e Shkallës së Parë, Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë – dhe ka përfshirë gjithashtu katër vendime mbi masa sigurimi.

Vendimi më i fundit, i datës 14 korrik 2025, i dhënë nga Gjykata e Apelit Administrativ me trup gjykues prej tre gjyqtarësh, ka konfirmuar detyrimin për lirimin e menjëhershëm të ambientit.

Në këtë vendim, gjykata ka theksuar se veprimtaria mediatike e shoqërisë nuk cenohet, pasi bëhet fjalë vetëm për ambiente pune që mund të sigurohen në hapësira të tjera, në pronësi ose me qira.

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 158, datë 12 mars 2025, kjo pronë i është kaluar shoqërisë shtetërore “KAYO” sh.a., me destinacion ekskluziv përdorimin sipas objektit të saj, në këtë rast për bashkëprodhimin e mjeteve motorike.

Ky projekt strategjik synon rivitalizimin e industrisë ushtarake vendase, krijimin e vendeve të punës në ambientet e zonës së Shkozës dhe garantimin e interesave të sigurisë kombëtare dhe ekonomike.

Në pritje të vendimit të sipërcituar të Gjykatës së Apelit Administrativ, entet shtetërore, përfshirë “KAYO” sh.a., nuk kanë ndërmarrë veprime ekzekutive.

Tashmë, me rrëzimin përfundimtar të pretendimeve të palës private, kane vijuar procedurat ligjore për marrjen në posedim faktik të pronës te cilat janë në zhvillim e siper, për ekzekutimin e detyrimit të përcaktuar ne vendimet gjyqesore dhe lirimin e ambienteve te mbajtura pas perfundimit te kontrates.

Avokatura e Shtetit mbetet e angazhuar të ndjekë çdo mjet ligjor në dispozicion për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimeve gjyqësore dhe për mbrojtjen e pasurive shtetërore, si një detyrim i panegociueshëm ndaj qytetarëve dhe rendit kushtetues.

Nga Kategoria

Ekstra

Tre persona rrahin Shpat Kasapin dhe të afërmin e tij në mbrëmjen festive

9 Gusht, 2025
Bota

Nga lagjet komunale të Londrës te luksin e Dubait, Daily Mail flet për grupin “Hellbanianz”

9 Gusht, 2025
Aktualitet

Mbetën të bllokuar me velierën e tyre në mes të detit, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë

9 Gusht, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Tre persona rrahin Shpat Kasapin dhe të afërmin e tij në mbrëmjen festive

9 Gusht, 2025

Nga lagjet komunale të Londrës te luksin e Dubait, Daily Mail flet për grupin “Hellbanianz”

9 Gusht, 2025

Mbetën të bllokuar me velierën e tyre në mes të detit, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë

9 Gusht, 2025

Daily Mail ‘skaner’ Hellbanianz: Përse lanë Londrën dhe shkuan në Dubai?

9 Gusht, 2025

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit afrikan, sa do të shënojë termometri ditën e diel

9 Gusht, 2025

Trafik armësh me autobus drejt Italisë, arrestohet në Lezhë kreu i organizatës kriminale, ndalohen dhe dy shoferët

9 Gusht, 2025

Paga më të larta, shpërblime dhe orare fleksibël, 95.3 mln euro në 2 vite për administratën publike

9 Gusht, 2025

SHBA, BE dhe zyrtarë ukrainas takohen sot në Britani, para takimit Trump–Putin

9 Gusht, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.