Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia në Korçë, pasi akuzohet si autor i një sërë grabitjesh.
Sipas policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale, E.B, i cili dyshohet se është autori i vjedhjes së banesës së shtetasit Gj. M., rezident në Greqi, ngjarje e ndodhur më datë 10 janar të këtij viti, në lagjen nr. 3 të qytetit të Korçës, ku janë vjedhur sende të ndryshme.
Po ashtu, ky shtetas dyshohet se ka kryer edhe katër vjedhje të tjera banesash në qytetin e Korçës, të ndodhura në datat 28 shtator të vitit 2024, 20 mars të vitit 2025, 1 janar të 2026 dhe 6 janar 2026.
Gjatë këtyre vjedhjeve, ai dyshohet se ka marrë bizhuteri, shuma parash, orendi dhe sende të tjera me vlerë.
38-vjeçari rezulton të jetë i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari penale.











