Ka ndërruar jetë gjatë natës 40-vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin e ndodhur më 11 nëntor pranë rrethrrotullimit të Rinasit.
Fillimisht, Sheqeri u dërgua në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë dhe mbahej i intubuar nën kujdes intensiv. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk arriti të mbijetonte për shkak të plagëve të marra.
Policia ka njoftuar se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të atentatit, si dhe për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të ngjarjes së rëndë.
Viktimë e atentatit mbeti gjithashtu 47-vjeçari Gilmando Dani.









