• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 25 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Atentati në Rinas, kush është informatori me syze që i tregoi atentatorëve shënjestrën

12 Nëntor, 2025
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një i ri me trup mesatar dhe me syze po shikohet nga policia e Tiranës si person që ka ndihmuar autorët për t’u dhënë informacione mbi lëvizjet e viktimës Gilmando Dani dhe të plagosurit Muçi Shaljani (Sheqeri). Ky shtetas është afruar pranë zonës së Rinasit rreth orës 13:00, ku ka zbritur nga një makinë tip “Fiat” që u parkua pranë parkimit të aeroportit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Nga kamerat e sigurisë rezulton se, sapo ky shtetas është futur brenda, ka parë në monitor avionët që do të zbresnin në ato minuta. Sipas verifikimeve, avioni i linjës Barcelonë–Tiranë ishte vonuar me rreth 15 minuta, dhe në ato çaste ai është drejtuar drejt tualeteve të aeroportit, për t’u kthyer më pas në vendin ku dalin pasagjerët.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se, sapo kanë mbërritur Dani dhe Muçi, të cilët kishin me vete nga një çantë, personi i dyshuar ka nisur menjëherë telefonatat.

Lexo edhe:

‘Rruga e Kombit’ e mbuluar nga mjegulla e dendur prej 30 ditësh!

Preferohet luksi/ Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

Ky shtetas i ka ndjekur nga pas dy personat deri sa ata kanë hipur në makinë, ku sipas informacioneve, qëllimi i tij ishte të tregonte se ku do të ulej shënjestra Gilmando Dani. Sapo dy personat kanë hipur në makinë, i dyshuari është larguar me shpejtësi në këmbë në krahun e kundërt të lëvizjes.

Ndërkohë, Muçi Sheqeri dhe Gilmando Dani janë larguar nga parkimi, kanë kaluar te trau për të bërë një pagesë, dhe sapo kanë përfunduar pagesën, janë nisur në drejtim të rrethrrotullimit. Sipas policisë, një makinë ka ndaluar përpara automjetit të viktimës, duke qëndruar disa minuta pa lëvizur, dhe besohet se ky ka qenë momenti kur autorët kanë marrë sinjalin për sulm.

Sapo automjeti i viktimës i është afruar rrethrrotullimit, nga një “Toyota” kanë dalë tre persona, ndërsa një tjetër ka qëndruar në makinë. Me tre armë kallashnikov është shtënë në drejtim të automjetit “Benz”, ku sipas policisë, qëllimi ishte pasagjeri në këtë mjet.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, për rreth 5 sekonda askush nuk ka lëvizur nga mjeti, por më pas është afruar një person i maskuar me kallashnikov, i cili ka shkuar te dera e pasagjerit dhe ka qëlluar disa herë nga xhami, përpara se të largohej.

Të parët që kanë ardhur në ndihmë kanë qenë qytetarët dhe punonjësit e policisë së Rinasit. Sapo janë afruar pranë “Benz”-it, i kanë kërkuar shoferit të hapte derën, por kjo ka qenë e pamundur për shkak të plagëve të marra në qafë dhe në kokë.

Mjeti “Toyota” i autorëve rezulton me targa greke dhe, sipas kamerave të sigurisë, ka qëndruar përreth Rinasit deri në momentin e ekzekutimit. Shpresë për policinë mbetet personi informator, për të cilin kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Ndërkohë, po verifikohet nëse mund të përftohet ndonjë e dhënë nga makina, e cila rezulton se i përket një kompanie private. /Ora News

Nga Kategoria

Aktualitet

‘Rruga e Kombit’ e mbuluar nga mjegulla e dendur prej 30 ditësh!

25 Dhjetor, 2025
Ekonomi

Preferohet luksi/ Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

25 Dhjetor, 2025
Kryesore

Festa e Krishtlindjes, Begaj dhe Rama urojnë besimtarët shqiptarë: Le të jetë kjo ditë burim paqeje dhe gëzimi!

25 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Danny Dyer, tifoz i West Ham, mbështet zgjedhjen e karrierës së vajzës së tij, Jarrod Bowen, ‘në çdo rast që ai zgjodhi’, ndërsa kapiteni i Hammers përballet me një vendim të madh për të ardhmen e tij.

25 Dhjetor, 2025

Kandidati i mbështetur nga Trump, Nasry Asfura, fiton zgjedhjet presidenciale në Honduras.

25 Dhjetor, 2025

‘Rruga e Kombit’ e mbuluar nga mjegulla e dendur prej 30 ditësh!

25 Dhjetor, 2025

SHBA zbulon një milion dosje të tjera të mundshme lidhur me Jeffrey Epsteinin

25 Dhjetor, 2025
Të dy të miturit në Prishtinë janë bërë me thikë, një nga ta është arrestuar.

Arrestohet një person që dyshohet për sulm ndaj një burri në Podujevë.

25 Dhjetor, 2025

Qyteti kazak i Aktau përkujton aksidentin e linjës ajrore Azerbajxhan një vit pas ngjarjes

25 Dhjetor, 2025

Grand Voyager | Të Zhdukem në Katar

Nga rërë të mëdha deri te tregjet e gjalla dhe pamjet mahnitëse bregdetare, Katari është një vend me kontraste të habitshme. Bashkohuni me Lilly Douse në eksplorimin e Katarit — nga zemra historike e Dohas deri në skajin e shkretëtirës dhe detit.

25 Dhjetor, 2025
Shtatë automjete të shkatërruara në parkimin e një ndërtese në Fushë-Kosovë

Shtatë automjete të shkatërruara në parkimin e një ndërtese në Fushë-Kosovë

25 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.