Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ka komentuar mbrëmjen e sotme atentatin e Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe Mustafa Shaljani (Sheqeri).
Karamuço ka hedhur një tezë të re në lidhje me ngjarjen, teksa ka ngritur pyetjen se përse policia nuk ofroi shpërblim për informacion mbi rastin.
Ai shton se nuk u bë transparencë as mbi përparimin e hetimeve për atenatin.
“E para, unë nuk di pse nuk u dha shpërblim për këtë ngjarje, për informatorët. E dyta, që është e rëndësishme, në këtë hetim të madh nuk u bë transparencë mbi përparimin, ndërkohë që ky është një standard i Bashkimit Europian. A nuk mund të dyshojmë për këtë?”,– u shpreh Karamuço në Euronews.











