Kryeinspektori i Përgjithshëm dhe ish-deputeti i PD, Dashnor Sula shprehu vlerësimin maksimal për kryeministrin Edi Rama për vlerësimin që ai i bëri dhe që partia, të cilët i shërbeu për 20 vite, nuk ia dha në zgjedhjet e 11 majit, siç tha vetë Sula.
Sula i garantoi kryeministrit se do të përmbushë për përkushtim dhe integritet detyrën që i është ngarkuar.
“Kam pranuar këtë sfidë sepse ju vlerësoj maksimalisht për vizionin. Ndoshta është e pamundur që një demokrat për 20 vite në politikë në një llogore tjetër, që ju e thatë me të drejtë, kritikuar gjuajtur me gurë, por diferenca qëndron në një moment thelbësor dhe nuk kam turp, aty ku unë kam kontribuar kam dhënë për 20 vite, dhe garën e fundit të hedhin në rrugë, qeveria jote, mora kurajon, konkurrova, dola i pari dhe u vlerësova. Kjo është diferencë.
Kryeministër unë ju garantoj sot këtu dhe ditën e parë të këtij prezantimi, që unë 3 gjëra i kam të panegocieshme, në radhë të parë do të kenë të gjithë përkushtimin tim. E dyta ju garantoj për integritetin tim dhe të gjithë trupës që nuk pretendoj që gjithçka do të jetë mrekulli, por do të ketë një përmirësim të dukshëm. Drejtësi do të ketë kryeministër dhe do të krijojmë një frymë pozitive dhe sfida që na ka vënë përballë është digjitalizimi i sistemit dhe ndërtimi i një sistemi dhe jo në kuturu. Ashtu siç unë me të gjitha kërkesat e ligjit që u rekrutova në bazë të një konkurrimi, nga i pari tek i fundit do të fillojmë dhe një moment të afërm ,të verifikojmë çdo inspektor që të jetë në pozicionin e duhur dhe kualifikimin e duhur. Ajo sfidë që më keni hedhur, do ta përmbushim së bashku me të gjithë, të jap fjalën e burrit”, tha Dashnor Sula.











