• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Dhjetor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Ata që nuk kënduan…

16 Dhjetor, 2024
tek Analizë, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lutfi Dervishi

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt dhe fuqishëm për disa që nuk janë larguar nga Shqipëria me dëshirë, por janë përballuar me presione dhe ndëshkime?

Edvin Prifti, është një kardiokirurg. Profesioni tij lidhet me shpëtimin e jetëve. Është i pari që foli për pandeminë dhe vaksinat, por që sot përballet me drejtësinë pas katër vjet hetimesh dhe përgjimesh. Është mjeku që ka operuar 7300 pacientë. Asnjë ditë me pushtet, asnjë tender apo abuzim me fonde publike. Mbi të sot rëndojnë katër akuza. Mbi ne rëndon indiferenca.

Lexo edhe:

Rama “presion” gjyqtarëve me rrogat: Duan 1600 euro shtesë! Se kam hallin te një ministër, por te përmbysja e balancës së pushteteve

SPAK’s Leadership Recognized for Courage and Integrity: British FBI Honors Altin Duman

Ilir Allkja, mjeku që ngriti zërin për kushtet në spitale, dhe u përjashtua nga puna. Kur atij ju komunikua pushimi nga puna ne ishim me pushime

Emiliano Nuhu, oficeri i policisë që denoncoi abuzimet dhe rreziqet që vijnë nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin, nga lidhja e bandave m politikën. Sot ka fituar azil politik. Ai nuk heshti, por heshtëm ne.

Antoneta Sevdari, një prokurore që guxoi të jetë e ndershme dhe e pavarur në një sistem drejtësie të kalbur do të ishte sot pa punë nëse nuk do të ishte Gjykata e Strasburgut. Asnjë zë për të mbrojtur atë. Asnjë përgjegjësi për ata që e “dhunuan”

Dritan Zaganin, oficeri që denoncoi lidhjet e krimit me politikën, si shpërblim u përball me persekutim të paprecedentë publik deri edhe nga kryeministri. Sot është azilant politik. Ne bëmë melodrama me denoncimet e tij.

Agron Tufa, poet, shkrimtar mund të ishte sot këtu. Por kërcënimet me jetë për punën e tij si drejtues i Instituti të Përndjekurve Politik e detyruan të kërkonte azil. Heshtëm.

Pal Trashaj i dha fund jetës pas vitesh trokitje në dyert e drejtësisë shqiptare. Po ta kishim dëgjuar sot do të ishte mes nesh.

Ervin Salianji është deputet që po bën burg për “kallëzim të rremë publik”. Është i pari që vuan dënimin ekstrem për këtë “vepër penale”. Për këtë heshtja është e “justifikuar” sepse ky është politikan.

Apostol Vaso, një mjek i rrallë që u largua nga puna për “Mungesë kreditesh” ndërkohë që kishte punime shkencore të botuara në revistat më prestigjoze të mjeksisë. Eshtë mjek që shëron dhimbjet, por ne jemi të mpirë dhe nuk ndjejmë më dhimbjen tonë le pastaj të tjetrit.

Këta individë (sigurisht që ka edhe të tjerë) nuk janë thjesht emra; janë simbol i indiferencës dhe mungesës se kurajos për të ngritur zërin ndaj së keqes.

Ata nuk zgjodhën të largoheshin, por të shërbenin.

Nëse nuk do të kishim heshtur a do të kishte për ta shpërfillje, përbuzje dhe akuza?

Nëse do të kishim protestuar për ta ndoshta do të kishim tharë moçalin ku heronjtë zhduken dhe nostalgjia kthehet në dekor për indiferencën tone gjenetike që aktori njohur Mehdi Malkaj e sintetizoi në pyetjen: “e ç’më duhet mua”?

“Gjarperi që nuk më kafshon mua paste jetën e gjatë”. Apo si Shvejku “e ç’më duhet mua se ç’bëj unë?”

Bëjmë shumë mirë që flasim për ata që ikin, por gjynah që nuk ngremë zërin edhe për ata që nuk e kanë zërin e bukur për të kënduar.

Tags: lutfi dervishiParashqevi simaku

Nga Kategoria

Aktualitet

Rama “presion” gjyqtarëve me rrogat: Duan 1600 euro shtesë! Se kam hallin te një ministër, por te përmbysja e balancës së pushteteve

9 Dhjetor, 2025
SPAK's Leadership Recognized for Courage and Integrity: British FBI Honors Altin Duman
Lajme

SPAK’s Leadership Recognized for Courage and Integrity: British FBI Honors Altin Duman

9 Dhjetor, 2025
Bota

VIDEO/ Filmohet momenti i frikshëm, turisti në Kinë bie nga shkëmbi 40 metra i lartë teksa bënte selfie

9 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Ukrainasit ngrejnë flamurin në Pokrovsk për t’i treguar BBC-së se lufta vazhdon në qytetin e pretenduar nga Rusia.

9 Dhjetor, 2025

Rama “presion” gjyqtarëve me rrogat: Duan 1600 euro shtesë! Se kam hallin te një ministër, por te përmbysja e balancës së pushteteve

9 Dhjetor, 2025

Lituania shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të hyjave me balona nga Bjellorusia.

9 Dhjetor, 2025
SPAK's Leadership Recognized for Courage and Integrity: British FBI Honors Altin Duman

SPAK’s Leadership Recognized for Courage and Integrity: British FBI Honors Altin Duman

9 Dhjetor, 2025

VIDEO/ Filmohet momenti i frikshëm, turisti në Kinë bie nga shkëmbi 40 metra i lartë teksa bënte selfie

9 Dhjetor, 2025
EMRI/ Akuzohen për përpjekjen për të vrarë mafiozin grek, kush është ‘vrasësi’ nga Gjirokastra dhe ekipi i tij

EMRI/ Akuzohen për përpjekjen për të vrarë mafiozin grek, kush është ‘vrasësi’ nga Gjirokastra dhe ekipi i tij

9 Dhjetor, 2025

Blloku i lajmeve më të fundit | 9 Dhjetor 2025 – Në mesditë

Rikthehuni me ngjarjet më të rëndësishme nga Europa dhe më gjerë më 9 Dhjetor 2025 – lajme më të reja, lajme të rëndësishme, Botë, Biznes, Argëtim, Politikë, Kulturë, Udhëtime.

9 Dhjetor, 2025

Lajme shqetësuese për madrilenët! Mbappé mungon në stërvitje dhe rrezikon ndeshjen ndaj Manchester City

9 Dhjetor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.