• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“Asnjë lajm i mirë nuk mbërrin nga askund në Shqipërinë tonë”, Salianji kërkon drejtësi për Martin Canin

23 Nëntor, 2024
tek Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

“Asnjë lajm i mirë nuk mbërrin nga askund në Shqipërinë tonë.”

Kështu shprehet Ervin Salianji në letrën e radhës nga burgu.

Në nisje të letrës së tij, ish-deputeti tregon kushtet e qelisë numër 6 në burgun e Fierit, ku thotë se është ftohtë dhe ka lagështi.

Lexo edhe:

Makina përplaset me autobusin në aksin Fier-Patos, një i plagosur

Kursi i Euros e nis javën në rënie, pranë minimumit historik

Megjithatë, thotë ai, situata më e vështirë është jashtë, teksa flet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, që sipas tij, “tregon dështimin e gjithë qeverisë bashkë me strukturat që ka në varësi”.

Salianji më tej kërkon bashkimin e shqiptarëve për të ndryshuar situatën, duke bërë kështu edhe një thirrje për pjesëmarrje në protestën që opozita ka njoftuar të hënën pasdite, në 26 nëntor.

Letra e Ervin Salianjit nga burgu i Fierit: 

Për ta ndryshuar situatën, duhet të qëndrojmë, të rezistojmë, të ngremë krye
Shkurtimi i ditës, i ftohti dhe lagështira nuk e kursejnë këtë anë ku është vendosur burgu i Fierit dhe as qelinë nr 6. Këto kushte atmosferike nuk e bëjnë aspak më të mirë një dënim politik. Por, edhe më të rëndë e sjell atmosfera jashtë. Asnjë lajm i mirë nuk mbërrin nga askund në Shqipërinë tonë. Punët po shkojnë përherë e më keq.

Teksa parakalon rëndshëm propaganda qeveritare sikur në polici dhe në Ministrinë e Brendshme po bëhet nami me konkurse e ndryshime, pasiguria për jetën ka shkuar në skaj.

Vrasja e 14-vjeçarit në derën e shkollës, pas një sherri të përsëritur, tregon dështimin skandaloz të gjithë qeverisë bashkë me atë dyzinë strukturash që ka në varësi, që janë aty, e kanë për detyrë të parandalojmë që tragjedi të tilla të mos ndodhin. Nuk mundem as ta imagjinoj se si ndihen prindërit e Martinit. Ama në ekran pashë se i ati dhe e ëma u shfaqen me një kurajo të jashtëzakonshme. Dhe me një mesazh frymëzues. As histeri, as thirrje për hakmarrje. Dhe patën edhe empati, kur thanë se edhe prindërit e autorit s’duhet të jenë të lumtur, pasi asnjë baba nuk do që i biri të bëhet kriminel. Kërkuan drejtësi.

Ky ishte një prej manifestimeve më prekëse dhe më ndikuese besoj në opinion në kohët e fundit. Po ashtu dhe protesta që prindër dhe qytetarë bënë të enjten, marshimi i tyre nga vendi i ngjarjes tek Ministria e Arsimit, ku një ogertë u shfaq në një dritare për të kujtuar këdo se sa arrogante dhe e pandjeshme është rilindja.

Mësohet se fjala “Manifestim”, ka dalë më e popullarizuara, më e kërkuara në botë, sipas fjalorit britanik “Cambridge Dictionary”.
Në fusha të ndryshme, ka kuptim të ndryshëm. Ne si shoqëri në gjendjen ku jemi, kemi nevojë për sensin, manifestim, për të shprehur, për të kërkuar, për t’i dhënë zë asaj që aspirojmë, asaj që duam, asaj që meritojmë.
Europa ku duam të shkojmë, duket kaq larg me aktet që bën sot qeveria e kryeministri.
Vetëm një grimë, një hije, një tentativë reduktimi i lirisë të ketë, në një vend normal të kontinentit dhe në perëndim, do të shohësh që kjo do të shoqërohej me manifestime masive.

Edhe pse sot pranohet nga shumë studiues se rreziku më i madh që i kanoset demokracisë është tirania e të ndenjurit mënjanë e qytetarëve, pra apatia.

Tek ne kjo është edhe më e theksuar për fat të keq. Dhe është po ashtu, terreni më i mirë për sunduesin që ka qejf ta shfaqë veten si artist.
Unë shpresoj se manifestimi, revolta, do ta gjejë humusin dhe tek ne dhe do të popullarizohet. Nëse duam një vend normal, duhet ta kërkojmë atë.

Nëse duam zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të manifestojmë për to.
Nëse duam në fund të fundit drejtësi, duhet të gjakojmë për drejtësi.

Asgjë nuk vjen vetë. Aq më keq po t’ia lësh në dorë qeverisë dhe kryeministrit. Ai ka treguar se zgjedh banditin dhe trafikantin ndërkombëtar të drogës, përpara çdokujt tjetër. Dhe për të mbrojtur një të tillë, sajoi farsën më të paprecedentë gjyqësore, dhe urdhëroi dënimin tim me 1 vit burg.

Kjo erdhi, pasi unë bëra një manifestim. U shpreha, me zë të lartë kundër drogës, kundër kanabizimit, kundër krimit, kundër lidhjes së krimit me Ministrin e Brendshëm, me qeverinë, po në 11 vitë luftova e do vazhdoj të luftoj duke denoncuar modelin e kriminelit që kontrollon institucionet duke u kthyer në model për shoqërinë! Atë që shoqëria duhet ta izolojë Edi Rama e promovon, e ate që duhet ta prokovojë shoqëria si model qeveria e mënjanon dhe e syrgjynos.

Duke parë pasojat, dikush mund të mendojë se manifestimi qenka me kosto. Por, padyshim se më e lartë është kostoja e heshtjes, e qendrimit mënjanë.

Të gjitha paudhësitë e të keqijat, të gjitha të ligat e qeverisjes që kemi, e planeve djallëzore për ndarjen e pasurive dhe të buxhetit të shtetit me klientelë, përvetësimi dhe grykësia e madhe ministrore, këtë dëshiron. Që të mos ketë manifestim e revoltë!
Po shqiptarët nuk duan këtë. Kjo është e sigurtë. Po për ta ndaluar, e për ta ndryshuar situatën, duhet ta kërkojnë, të qendrojnë, të rezistojnë, të ngrenë krye. Të manifestojmë.

Tags: ervin salianjimartin cani

Nga Kategoria

Aktualitet

Makina përplaset me autobusin në aksin Fier-Patos, një i plagosur

19 Maj, 2025
Ekonomi

Kursi i Euros e nis javën në rënie, pranë minimumit historik

19 Maj, 2025
Aktualitet

GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

19 Maj, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Gary Lineker kërkon falje pas akuzave për antisemitizëm dhe jep dorëheqjen nga BBC

19 Maj, 2025

Makina përplaset me autobusin në aksin Fier-Patos, një i plagosur

19 Maj, 2025

Kursi i Euros e nis javën në rënie, pranë minimumit historik

19 Maj, 2025

GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

19 Maj, 2025

U diagnostikua me kancer, reagon Joe Biden: Faleminderit që më mbështesni

19 Maj, 2025

Votat e diasporës/ PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat

19 Maj, 2025

Ra aksidentalisht nga çatia e kishës në Korçë, prifti niset me helikopter drejt Traumës

19 Maj, 2025

E rëndë në Prishtinë/ Gjendet e pajetë brenda një qeseje foshnja e porsalindur

19 Maj, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.