Imazhet e një arushe së bashku me tre këlyshët e saj në fhsatin Kolesjan të Kukësit u shpërndanë me shpejtësi në mediat shqiptare ditën e sotme.
Megjithatë, verifikimet tregojnë se imazhi është gjeneruar me inteligjencë artificiale, duke nxjerrë në pah mungesën e kontrollit dhe fact-checking-ut në disa redaksi.

Rasti ngre shqetësime mbi përdorimin e përmbajtjeve të paverifikuara dhe rrezikun e dezinformimit në epokën e AI-së.
Madje, Nik Ismailja, i cili pretendon se ka filmuar arushat ka treguar për Report Tv momentin.
“Isha në makinë dje pasdite, duke shkuar në shtëpi. Papritur, në njërën nga kthesat e për në bjeshkët e fshatit u përballa me arinjtë. U shtanga dhe u tremba, dhe qëndrova brenda makinës për rreth dy orë derisa ata u larguan nga rruga dhe u futën në pyll. Kam arritur të bëj vetëm një foto, pasi isha i frikësuar dhe nuk lëvizja. Nuk kam bërë video nga frika,” tha ai gjatë një bisede telefonike për Report Tv
Jo vetëm mediat, por edhe politikanët, “ranë pre” e Inteligjencës Artificiale.
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ripostuar foton në profilin e tij në Facebook.


















