Arsenali ka marrë një lajm lehtësues sa i takon gjendjes së Noni Madueke. Lojtari u dëmtua gjatë grumbullimit me kombëtaren e Anglisë, duke ngritur shqetësime për një mungesë të mundshme më të gjatë, por trajneri Mikel Arteta ka sqaruar se situata nuk është aq serioze sa u mendua në fillim.
Sipas teknikut të Arsenalit, pas ekzaminimeve mjekësore është konfirmuar se Madueke pritet të mungojë vetëm disa ditë dhe jo disa javë. Arteta theksoi se futbollisti ishte shumë i shqetësuar, sidomos pas problemit që kishte pasur pak javë më parë në gjurin tjetër, dëmtim që e mbajti jashtë për gjashtë javë.
“Noni ishte shumë i shqetësuar, veçanërisht pas asaj që ndodhi me gjurin tjetër pak javë më parë, kur mungoi për gjashtë javë. Ky dëmtim nuk ka asnjë lidhje me atë. Ai duhet të mungojë vetëm disa ditë, jo javë,” u shpreh Arteta.
Kjo do të thotë se Arsenali shpreson ta ketë sërish në dispozicion lojtarin brenda një kohe të shkurtër, në një moment kur skuadra po hyn në fazën më të rëndësishme të sezonit.











