• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 30 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Arsenali në alarm, deri në 10 lojtarë kthehen para kohe nga grumbullimet me kombëtaret

30 Mars, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Arsenali ka një mundësi të artë për ta mbyllur këtë sezon në mënyrë historike. “Topçinjtë” kryesojnë Premier League me nëntë pikë avantazh ndaj Manchester Cityt, janë në çerekfinalet e FA Cup dhe do të përballen me Sportingun në të njëjtën fazë të Champions League. Megjithatë, në prag të pjesës më vendimtare të sezonit, skuadra e Mikel Artetës po përballet me një problem serioz: dëmtime dhe shqetësime fizike te lojtarët e kthyer nga kombëtaret.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas raportimeve në Angli, situata po shihet si një krizë e mundshme, pasi deri në 10 lojtarë janë rikthyer para kohe nga grumbullimet për shkak të problemeve fizike. Rasti më i fundit është ai i Martín Zubimendit. Federata Spanjolle bëri të ditur se mesfushori u largua nga grumbullimi për shkak të shqetësimeve në gjurin e djathtë. Pas vetëm 13 minutash në ndeshjen ndaj Serbisë, stafi mjekësor i Spanjës, në bashkëpunim me atë të Arsenalit, vendosi që lojtari të rikthehej në Angli për të mos rrezikuar më tej gjendjen e tij.

Situata është shqetësuese edhe me lojtarët e Anglisë. Noni Madueke, Declan Rice, Bukayo Saka dhe Eberechi Eze janë liruar në momente të ndryshme. Eze u grumbullua, por nuk iu bashkua fare ekipit, për shkak të një dëmtimi në pulpë. Rice dhe Saka qëndruan vetëm një ditë me kombëtaren, për t’u rikthyer te klubet e tyre për vlerësime mjekësore. Trajneri Thomas Tuchel deklaroi se të dy kishin shqetësime dhe se nuk kishte kuptim të rrezikoheshin. Madueke, nga ana tjetër, u pa me mbajtëse në gjurin e majtë pas barazimit 1-1 ndaj Uruguait, megjithëse ka optimizëm se rikuperimi i tij nuk do të zgjasë shumë.

Lexo edhe:

Gattuso para Bosnjës: Duhet Itali e fortë, me shpirt dhe guxim

Víctor Muñoz, Endrick dhe Nico Paz do të marrin pjesë në fazën përgatitore me Real Madridin

Edhe mbrojtja e Arsenalit është prekur ndjeshëm. William Saliba u largua nga grumbullimi i Francës për shkak të një dëmtimi në kyçin e majtë, me një periudhë rikuperimi prej rreth 10 ditësh. Jurrien Timber nuk u aktivizua fare me Holandën, ndërsa Gabriel u lirua nga Brazili për shkak të një problemi në gjurin e djathtë. Piero Hincapié, një tjetër mbrojtës që mori minuta me kombëtaren, u zëvendësua në minutën e 72-të ndaj Marokut pas një goditjeje dhe më pas u lejua të largohej nga grumbullimi. Edhe Leandro Trossard nuk luajti për Belgjikën, pasi federata belge dhe Arsenali ranë dakord që ai të vazhdonte rikuperimin në Londër pas një dëmtimi në ijë.

Ndërkohë, disa lojtarë të Arsenalit vazhdojnë ende angazhimet me kombëtaret e tyre, mes tyre David Raya, Riccardo Calafiori, Ben White, Lewis-Skelly, Christian Norgaard, Gabriel Martinelli, Viktor Gyökeres dhe Kai Havertz. Por edhe kjo sjell rrezik shtesë, sidomos për ata që po luajnë ndeshje me presion të lartë. Gyökeres, për shembull, shkëlqeu me Suedinë duke shënuar tre gola kundër Ukrainës në gjysmëfinalen e play-off-it për Kupën e Botës. Me një kalendar kaq të ngarkuar dhe shumë ndeshje vendimtare përpara, Arsenali po hyn në fazën më të rëndësishme të sezonit me një pasiguri të madhe sa i përket gjendjes fizike të skuadrës.

Tags: arsenalChampions leagueMikel Artetapremier league

Nga Kategoria

Sporti

Gattuso para Bosnjës: Duhet Itali e fortë, me shpirt dhe guxim

30 Mars, 2026
Sporti

Víctor Muñoz, Endrick dhe Nico Paz do të marrin pjesë në fazën përgatitore me Real Madridin

30 Mars, 2026
Sporti

Ukrainë-Shqipëri/ Silvinjo dhe Gjimshiti: Jemi të trishtuar, por ndeshja e nesërme është një mundësi e mirë për secilin lojtar

30 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gattuso para Bosnjës: Duhet Itali e fortë, me shpirt dhe guxim

30 Mars, 2026

Balla “tallet” me protestën e PD: Para se të zgjatej dita, mund të dukeshin më shumë

30 Mars, 2026

FMN: Lufta në Iran sjell rritje çmimesh dhe ngadalësim të ekonomisë globale

30 Mars, 2026

Arsenali në alarm, deri në 10 lojtarë kthehen para kohe nga grumbullimet me kombëtaret

30 Mars, 2026

Berisha thirrje qytetarëve: Qëllojeni Ramën me domate dhe vezë në takime

30 Mars, 2026

E ngarkuara me punë e SHBA takon ministren, fokusi te lufta kundër korrupsionit

30 Mars, 2026

Víctor Muñoz, Endrick dhe Nico Paz do të marrin pjesë në fazën përgatitore me Real Madridin

30 Mars, 2026

Gazetarja zbulon detajet: Ervis Martinaj e dinte për planin e vrasjes së tij

30 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.