Luis Enrique ka folur në lidhje me gjysmëfinalen e ardhshme të Champions League kundër Arsenal-it.
“Do të përgatitemi në të njëjtën mënyrë që kemi bërë kundër Liverpool-it. Ishte një skuadër që kishte të njëjtin potencial, nëse jo më shumë, se Arsenal-i.
“Goditjet standarde? Të gjitha skuadrat në Francë kanë një potencial të madh në goditjet standarde. Unë nuk e përgatis ndeshjen në bazë të këtyre karakteristikave. Objektivi është të jemi konkurrues në të gjitha aspektet e lojës.
Në lidhje me rotacionet: “Ka shumë faktorë që duhen marrë në konsideratë. Është më e komplikuar nga sa mendohet. Mund të luash 90 minuta me një bllok të ulët në mbrojtje, por kjo mund të jetë e lodhshme në një ndeshje të Champions League.
“Analizojmë gjithçka. Nëse një lojtar ka temperaturë, nëse ka marrë një goditje… Ka shumë faktorë. Jam i kënaqur me sezonin tonë”.