Arsenal u eliminua nga FA Cup pasi u mposht 2-1 nga Southampton, duke humbur kështu edhe një tjetër mundësi për trofe pas zhgënjimit të fundit në Carabao Cup. Skuadra e Arteta vazhdon sezonin vetëm me Premier League dhe Champions League.
Southampton kaloi në avantazh pas një gafe në mbrojtjen e Arsenal, ndërsa londinezët paguan shtrenjtë disa gabime individuale. Edhe pse Arsenal krijoi raste dhe ishte më kërkues në lojë, nuk arriti ta kontrollojë ndeshjen deri në fund.
Gyökeres, i futur nga stoli, barazoi shifrat për 1-1 dhe dha shpresë për përmbysje. Por në fund ishte Shea Charles që goditi sërish për Southampton dhe vulosi kualifikimin për në Wembley.
Një lajm tjetër i keq për Arsenal ishte edhe dëmtimi i Gabriel, vetëm pak ditë para ndeshjes së rëndësishme në Champions League.










