Arsenal dhe Manchester United kanë në shënjestër Sandro Tonalin dhe janë gati të shpenzojnë shuma të mëdha për mesfushorin e Newcastle United.
Arsenali mbetet shumë aktiv në merkato dhe, edhe pas afrimeve të fundit të bujshme, nuk ka ndërmend të ndalet. Me garën për titull që po nxehet, drejtuesit po kërkojnë të forcojnë edhe më shumë skuadrën dhe, sipas raportimeve, po shqyrtojnë një lëvizje për italianin, i cili po zhvillon një nga sezonet më të mira në Angli. Po ashtu, edhe Manchester United thuhet se është i interesuar.
Tonali ka regjistruar 37 paraqitje këtë sezon dhe ka dhënë 4 asistime. Kontrata e tij me Newcastle zgjat deri në verën e vitit 2028, ndaj një transferim i mundshëm pritet të kushtojë shumë: “Magpies” e vlerësojnë kartonin e tij në rreth 100 milionë paund.











