Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës–Dibër) ka ndaluar punonjësin e policisë, Inspektor J. U., i cili në kohën e kryerjes së veprës penale ushtronte detyrën “Ndihmës/Specialist i Patrullës së Përgjithshme” në Komisariatin e Policisë Dibër, ndërsa aktualisht shërbente si Nd/Specialist në Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Dibër.
Oficeri i policisë dyshohet për kryerjen e veprave penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Hetimet nisën pas kallëzimit të L. H., e cila ka deklaruar se punonjësi i policisë e ka detyruar nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit.











