• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Arrestohet për spiunazh Koloneli i Forcave Ajrore në Greqi, dyshohet se i shiste Kinës të dhënat e NATO-s

5 Shkurt, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Një kolonel i Forcave Ajrore Greke, me akses në informacione të klasifikuara të NATO-s, është arrestuar dhe ka pranuar se ka spiunuar për Kinën, duke nxjerrë sekrete ushtarake që konsiderohen kritike për sigurinë kombëtare të Greqisë dhe aleancës euroatlantike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Oficeri, rreth 50 vjeç, u ndalua brenda bazës ushtarake ku shërbente në zonën e Kavourit, pas një hetimi të gjatë dhe të fshehtë të shërbimeve greke të inteligjencës. Dyshimet ndaj tij nisën disa muaj më parë, pas një sinjalizimi nga një agjenci inteligjence aleate, që ngriti alarmin për rrjedhje të mundshme informacioni të ndjeshëm.

Për shkak të detyrës që mbante, koloneli kishte akses të drejtpërdrejtë në dokumente të klasifikuara, përfshirë plane dhe të dhëna të NATO-s. Sipas autoriteteve, arrestimi u krye në momentin kur u vlerësua se sasia e informacionit që po transmetohej drejt Pekinit ishte rritur ndjeshëm dhe paraqiste rrezik të menjëhershëm.

Lexo edhe:

Shikoni videon: Huaja prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën — si do ta ndihmojë?

Këmba e Michelangelos në ankand: Skicë e rrallë për Kapelën Sistine del për herë të parë në shitje

Hetuesit thonë se gabimi që e zbuloi lidhet me gjurmët digjitale që ai la gjatë aksesimit të dosjeve sekrete. Përdorimi i kodeve QR për hyrje në materiale të klasifikuara i lejoi shërbimet e kundërzbulimit të ndjekin rrjedhën e të dhënave dhe të dokumentojnë transmetimin e tyre.

Burime pranë hetimit i thanë mediave greke se komunikimi dyshohet të jetë kryer përmes aplikacioneve të koduara, që lejojnë fshirjen e mesazheve çka e ka bërë më të ndërlikuar dokumentimin e aktivitetit të tij. Megjithatë, provat e mbledhura janë konsideruar të mjaftueshme për arrestimin.

Koloneli ka pranuar veprimtarinë e tij, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse ai ka qenë i përfshirë edhe në raste të tjera të ngjashme apo ka vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë. Çështja konsiderohet jashtëzakonisht e rëndë dhe bie nën nenet më të rënda të Kodit Penal Ushtarak grek.

Në një reagim zyrtar, Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare Greke konfirmoi arrestimin, duke theksuar se bëhet fjalë për mbledhje dhe transmetim të informacionit sekret ushtarak drejt palëve të treta, me pasoja serioze për interesat kombëtare.

Nga Kategoria

Bota

Shikoni videon: Huaja prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën — si do ta ndihmojë?

5 Shkurt, 2026
Bota

Këmba e Michelangelos në ankand: Skicë e rrallë për Kapelën Sistine del për herë të parë në shitje

5 Shkurt, 2026
Bota

MAGA paralajmëron “All-American” në Super Bowl 2026 si protestë ndaj show-t të NFL

5 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Atalanta shkatërron Juventusin 3-0 dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë

5 Shkurt, 2026
Kupa e Mbretit: Atletico Madrid bën shkatërrimin e Betisit dhe arrin në gjysmëfinale, Lookman shënon në debutim.

Kupa e Mbretit: Atletico Madrid bën shkatërrimin e Betisit dhe arrin në gjysmëfinale, Lookman shënon në debutim

5 Shkurt, 2026
Crans-Montana, hotelet mbyllen për shkelje të rregullave të sigurisë nga zjarri.

Crans-Montana, hotelet mbyllen për shkelje të rregullave të sigurisë nga zjarri

5 Shkurt, 2026

Shikoni videon: Huaja prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën — si do ta ndihmojë?

5 Shkurt, 2026

Liverpool zbardh çmimin që duhet të paguajnë Chelsea për të rinjtë Rio Ngumoha pas vendimit të tribunalit

5 Shkurt, 2026
Sllovenia po shqyrton mundësinë e ndalimit të rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç.

Sllovenia po shqyrton mundësinë e ndalimit të rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç.

5 Shkurt, 2026

Këmba e Michelangelos në ankand: Skicë e rrallë për Kapelën Sistine del për herë të parë në shitje

5 Shkurt, 2026

Tragjedia e familjes shqiptare në Itali, shoku i 22-vjeçarit: Darion dhe babai i tij ishin gjallë

5 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.