• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 6 Mars, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Arrestohet ish-Presidenti i Urdhrit të Stomatologut! Nikoll Deda abuzoi me fondet dhe punësoi familjarët e tij

14 Qershor, 2025
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kreu i Urdhrit të Stomatologëve, Nikoll Deda, është arrestuar me kërkesë të prokurorit të çështjes, Bledar Valikaj, pasi ndaj tij rëndojnë tre akuza penale: “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Prokurori Valikaj argumenton se ekziston rreziku real që Deda të ndërhyjë në provat hetimore ose të largohet nga vendi. “Ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe ekziston rreziku i arratisë,” thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Tiranës.

Hetimi ndaj Dedës nisi pas një denoncimi nga një qytetar, i identifikuar me inicialet A.G., i cili e akuzoi për keqpërdorim të fondeve publike dhe vendimmarrje në kundërshtim me ligjin, përmes rritjes së paarsyeshme të buxhetit të institucionit ndër vite.

Lexo edhe:

‘Ajo gjuhë i shkon një njeriu pa moral’, Berisha: Balla, kriminel që trafikonte prostituta

Betimi i ministrave, Berisha: Riformatimi i qeverisë, klonim i Lubi Ballukut

Sipas dosjes hetimore, në vitin 2020 buxheti i Urdhrit të Stomatologëve ishte 38.5 milionë lekë. Në vitin 2021, ai u rrit me 13.5 milionë lekë, ndërsa në vitin 2022 arriti në 125.8 milionë lekë, përfshirë blerjen e një godine dhe investimet në të. Prokuroria dyshon se kjo rritje buxheti ka shërbyer për përfitime personale të Dedës ose personave të afërt me të.

Po ashtu, ai akuzohet se ka lejuar punësime të padrejta të familjarëve të tij brenda strukturës së Urdhrit, që nga viti 2016, me qëllim ndikimin në vendimmarrjen e Këshillit Kombëtar.

Autoritetet shtojnë se Deda i është shmangur veprimeve hetimore të policisë gjyqësore dhe se aktualisht është subjekt i një tjetër procesi gjyqësor, ku është i pandehur për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Sipas Prokurorisë, pavarësisht statusit të tij si i pandehur, ai ka vazhduar të ushtrojë ndikim dhe të përqendrojë kompetenca në mënyrë të paligjshme në duart e tij, duke përdorur strukturat e brendshme të Urdhrit të Stomatologëve për qëllime personale.

Njoftimi i Prokurorisë:

PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË JURIDIKSIONI I PËRGJITHSHËM TIRANË

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë, caktohet masa e sigurisë ‘Arrest në burg’ për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut, N.D. për 3 vepra penale

Me kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u ekzekutua masa “Arrest në burg” për shtetasin N.D. për kryerjen e veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Ky shtetas u denoncua nga shtetasi A.G. në Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar për shpërdorim të fondeve dhe se ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke rritur buxhetin e ‘Urdhrit të Stomatologut’ nga viti në vit.

Në vitin 2020 ku buxheti ishte 38.500.000 Lek, në vitin 2021 e ka shtuar në vitin me 13.500.000 Lek më shumë. Në vitin 2022 buxheti ka shkuar në vlerën 125.837.000 Lek për arsye se ka blerë dhe godinë për institucionin, duke përfshirë dhe investimin që ka bërë brenda godinës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ka dyshime të arsyeshme se gjithë rritja e buxhetit ka qenë me qëllim shpërdorimin e fondeve dhe përfitimeve personale për vete apo persona të tretë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë çmon se në ngarkim të të dyshuarit N.D. ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se ka konsumuar elementët e figurës së veprave penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Shpërdorim detyre” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të parashikuar nga nenet 135, 248 dhe 321 të Kodit Penal.

Sipas raporti Informacioneve shtetasi N.D. është larguar dhe i është shmangur veprimeve hetimore të kryera nga policia gjyqsore duke e bërë evident e konkret rrezikun e ikjes dhe shgmangies nga pergjegjesia penale. Shtetasi në fjalë në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njerëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

Pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.

Organi i Prokurorisë vlereson se është e nevojshme marrja e masës së sigurimit personal ndaj shtetasit Nikoll Deda, pasi ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe ekziston rreziku që ai të largohet.

Tags: nikoll dedaurdhri i stomatologut

Nga Kategoria

Aktualitet

‘Ajo gjuhë i shkon një njeriu pa moral’, Berisha: Balla, kriminel që trafikonte prostituta

6 Mars, 2026
Aktualitet

Betimi i ministrave, Berisha: Riformatimi i qeverisë, klonim i Lubi Ballukut

6 Mars, 2026
Aktualitet

Shkon 182 lekë çmimi i naftës në Durrës, ja sa u rrit çmimi në bursë

6 Mars, 2026

Na ndiqni

Të fundit

‘Ajo gjuhë i shkon një njeriu pa moral’, Berisha: Balla, kriminel që trafikonte prostituta

6 Mars, 2026

Betimi i ministrave, Berisha: Riformatimi i qeverisë, klonim i Lubi Ballukut

6 Mars, 2026

Shkon 182 lekë çmimi i naftës në Durrës, ja sa u rrit çmimi në bursë

6 Mars, 2026

E PAPRITUR/Zgjidhet misteri detar 150-vjeçar!

6 Mars, 2026

Përplasen dy automjete në Lezhë, një prej shoferëve në gjendje të rëndë, transportohet te “Trauma”

6 Mars, 2026

Sara Mila: Jam e shokuar nga gjuha denigruese në kuvend, disa herë kam rënë dhe unë aty

6 Mars, 2026

SONDAZHI i L’Espresso/ Rama krah Sanchez e Macron në mesin e liderëve botërorë të besuar nga italianët, lë pas Trump dhe Mitsotakis

6 Mars, 2026

DJ Gimbo dhe Selin Bollati kurorëzojnë dashurinë në Big Brother VIP, ndërpritet ceremonia nga Rogerti!

6 Mars, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.